Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
La Rosée

La Rosée është krijuar nga dy farmaciste të apasionuara pas kozmetologjisë dhe bukurisë natyrale.
Për përdorues që kërkojnë një rutinë më të thjeshtë, vërtet të ndershme dhe më të përgjegjshme, pa premtime të tepërta dhe të parealizueshme.
Për këdo që kërkon produkte të krijuara ekologjikisht, ultra të pastra dhe që janë deri në 100% natyrale.
Një markë e përkushtuar që mund t'i besoni verbërisht!

Regenerating Face Routine

Hidraton - Purifikon - Detoksifikon

Çmimi i zakonshëm 4,200.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm Çmimi i ulur 4,200.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Set me  maskën pastruese,detoksifikuese dhe riparuese 3 in 1 Regenerating Mask Stick 75 ml, xhel-kremin hidratues Moisturizing Cream-Gel 50 ml, në një paketim të veçantë dhe të ripërdorshëm.

Përshkrimi

Një set "limited edition", perfekt si dhuratë ose si një trajtim për veten tuaj, që transformohet në një kuti koleksioni të ripërdorshme.

Për më tepër informacion rreth produkteve që përmban ky set, klikoni këtu më poshtë:

-3 in 1 Regenerating Mask Stick 75 ml pastron, detoksifikon dhe riparon lëkurën.
-Moisturizing Cream-Gel 50 ml , xhel-kremi hidratues për fytyrën me kastravec organik hidraton dhe matifikon lëkurën.

Lëkura juaj është më e pastër dhe më e freskët.
Rifiton butësinë dhe rehatinë.

Për lëkurë: normale, të kombinuar deri në të yndyrshme, madje edhe të ndjeshme.

I përdorur çdo ditë, xhel-kremi hidratues për fytyrën i siguron lëkurës suaj hidratimin optimal që i nevojitet për të qëndruar e ekuilibruar dhe e shëndetshme.

Përveç kësaj, një ose dy herë në javë, maska 3 në 1 pastron dhe detoksifikon në mënyrë efektive lëkurën.
Argjila e bardhë shumë e pastër dhe e butë ka veti detoksifikuese. Ajo tërheq toksinat nga lëkura dhe lejon eliminimin e tyre. Gjithashtu ka një efekt matifikues, pasi thith sebumin e tepërt.

Rezultati: e detoksifikuar, e ribalancuar dhe e hidratuar mirë, lëkura juaj ndihet e rehatshme dhe më e shëndetshme!

Përdorimi

-3 in 1 Regenerating Mask Stick 75 ml
Përdoret dy herë në javë në një fytyrë të pastër dhe të thatë. Aplikohet në të gjithë fytyrën derisa të zbardhet plotësisht.
Mund t’ju duhet ta aplikoni më shumë se një herë.
Lëreni për 5 min dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
Për përdorimin e parë, ngroheni maskën në anën e pasme të dorës tuaj të pastër dhe të thatë në mënyrë që tekstura të bëhet më kremoze.

Këshilla bukurie nga themelueset

Argjila është më aktive kur është e lagësht.
Nëse fillon të thahet, spërkatni Tonic lotion në fytyrën tuaj.
Pas shpëlarjes së maskës, përdorni Tonic lotion për rehati optimale dhe hidratim të përsosur!
Për lëkurën mikse, rekomandohet përdorimi i dy maskave: maskën rigjeneruese 3 në 1 për zonën T dhe maskën ushqyese
për zonat e thata si faqet.
Lëkura detoksifikohet dhe ushqehet në mënyrë perfekte!

-Moisturizing Cream-Gel 50 ml
Aplikohet butësisht në fytyrë dhe dekolte të pastruar më parë,
në mëngjes dhe në mbrëmje.

Këshilla bukurie nga themelueset

Këshillë kundër imperfeksioneve: përveç kremit-xhel, përdorni 1 deri në 2 herë në javë
Face Scrub-in e fytyrës, si dhe Regenerating Mask 3-në-1, për një fillim të ri për lëkurën tuaj!

Përbërësit

-3 in 1 Regenerating Mask Stick 75 ml
Aqua (water), kaolin, glycerin, propylene glycol, sodium stearate, CI 77891 (titanium dioxide), gellan gum, perfume (fragrance), sodium hydroxide, and alumina.

-Moisturizing Cream-Gel 50 ml
Aqua (water), Propanediol, Glycerin, Octyldodecanol, Caprylic/capric triglyceride, Arachidyl alcohol, Cetearyl alcohol, Butyrospermum parkii butter, Cucumis sativus fruit extract, Hydrolyzed algin, Zinc PCA, Zinc sulfate, Caesalpinia spinosa gum, Tocopherol, Ethylhexylglycerin, Panthenol, Hydroxyethyl acrylate / sodium acryloyldimethyl taurate copolymer, Behenyl alcohol, Glyceryl caprylate, Arachidyl glucoside, Polysorbate 60, Sorbitan isostearate, Perfume (fragrance).