Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
La Rosée

La Rosée është markë franceze, e themeluar nga Coline dhe Mahault, dy farmaciste të apasionuara pas kozmetologjisë, me një synim unik: të krijonin produkte të shëndetshme, natyrale, ekologjike dhe efikase me një sensorialitet të pakrahasueshëm dhe të përshtatshme edhe për lëkurat më të ndjeshme.
La Rosée është një markë ku ndërthuren dermatologjia dhe kozmetologjia, duke kombinuar më të mirat e tyre...
Tek produktet La Rosée, ka një ekuilibër të përsosur midis natyralitetit dhe efikasitetit pa harruar sensorialitetin, falë teksturave të këndshme dhe aromave të preferuara.
Asgjë nuk ka qenë e lehtë në këtë kërkim për përsosmërinë ku natyraliteti qëndron në zemër të ekspertizës La Rosée: krijimi i formulimeve deri në 100% natyrale dhe të biodegradueshme, rishpikja e kozmetikës së ngurtë, ndalimi i mbipaketimit, gjetja e alternativave ndaj plastikës kimike, përbërësit aktivë organikë dhe natyralë janë të dozuar në mënyrë perfekte për efikasitet maksimal, siguri dhe tolerancë optimale për lëkurën më të ndjeshme, reduktim në maksimum i ndikimit në mjedis, kompensimi i emetimit të karbonit....
La Rosée - Një markë e përkushtuar dhe transparente, të cilës mund t'i besoni verbërisht!

3 in 1 Regenerating Mask Stick

Purifikon -Detoksifikon - Lëmon

Çmimi i zakonshëm 2,400.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 0.00 Lekë Çmimi i ulur 2,400.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Maskë në formë stiku,me veprim 3 në 1, pastruese,detoksifikuese dhe riparuese

Stik

Përshkrimi

Maskë inovative “Stick” që rigjeneron butësisht lëkurën.
Me argjilë të bardhë, argjila më e pastër dhe më delikate. Me veprimin e saj 3-në-1, maska pastron duke thithur papastërtitë dhe tepricat e sebumit, detoksifikon duke eliminuar toksinat dhe ndotjen, dhe riparon falë përqendrimit të lartë të silicit.
Lëkura ndihet e pastër dhe eliminohen të gjitha toksinat e saj.
Si e rinovuar, është gati për një fillim të ri!
Kjo maskë është e lehtë për t'u përfshirë në çdo rutinë bukurie, falë aplikimit të thjeshtë, uniform dhe të shpejtë.

Formuluar për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe ato më të ndjeshmet, që duhet të rigjenerohen butësisht.
E përshtatshme edhe për gratë shtatzëna

99% me origjinë natyrale

Format Solid, pa konservues

Përdorim që zgjat.

Vetëm 9 përbërës

82% e biodegradueshme

Paketime të riciklueshme

Vegane

Vlerësimi në Yuka
100/100

Përdorimi

Përdoret dy herë në javë në një fytyrë të pastër dhe të thatë. Aplikohet në të gjithë fytyrën derisa të zbardhet
plotësisht. Mund t’ju duhet ta aplikoni më shumë se një herë. Lëreni për 5 min dhe më pas shpëlajeni me ujë të
ngrohtë. Për përdorimin e parë, ngroheni maskën në anën e pasme të dorës tuaj të pastër dhe të thatë në
mënyrë që tekstura të bëhet më kremoze.

Këshilla bukurie nga themelueset

Argjila është më aktive kur është e lagësht. Nëse fillon të thahet, spërkatni Tonic lotion në fytyrën tuaj.
Pas shpëlarjes së maskës, përdorni Tonic lotion për rehati optimale dhe hidratim të përsosur!
Për lëkurën mikse, rekomandohet përdorimi i dy maskave: maskën rigjeneruese 3 në 1 për zonën T dhe maskën ushqyese
për zonat e thata si faqet. Lëkura detoksifikohet dhe ushqehet në mënyrë perfekte!

Përbërësit

Aqua (water), kaolin, glycerin, propylene glycol, sodium stearate, CI 77891 (titanium dioxide), gellan gum, perfume (fragrance), sodium hydroxide, and alumina.