Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Produkt i ri
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Zinc Power Anti-blemish anti-pimple serum

Korrigjon - Purifikon - Lëmon

Çmimi i zakonshëm 2,720.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 3,400.00 Lekë Çmimi i ulur 2,720.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Serum kundër akneve me Zink [PCA] dhe Ekstrakt Litchi

Flakon

Përshkrimi

Ky serum redukton aknet, zbeh shenjat e lëna nga aknet, redukton pikat e zeza, ngushton poret dhe njëtrajtëson relievin e lëkurës. Lëkura hidratohet menjëherë, matifikohet dhe duket më e njëtrajtshme.

Pas 7 ditësh, sipërfaqja e lëkurës njëtrajtësohet dhe papërsosmëritë zvogëlohen.

Pas 2 muajsh përdorimi, shenjat që lidhen me papërsosmëritë zvogëlohen dhe sipërfaqja e lëkurës përmirësohet dukshëm: -28% më pak shenja dhe -31% më pak pika të zeza.

Tekstura e lehtë, jo e yndyrshme e këtij serumi kundër akneve dhe papërsosmërive e lë lëkurën mat, pa shkëlqim të tepërt.

Një formulë e pastër dhe vegane që kombinon ultra-efikasitetin me sensorialitetin me 98% përbërës me origjinë natyrale.

-Zink me origjinë natyrale [Zinc PCA] – vepron në të gjitha aspektet e akneve. Me veti rregulluese të prodhimit të sebumit dhe antibakteriale, Zinc [PCA] ndihmon në korrigjimin dhe parandalimin e shfaqjes së imperfeksioneve. 

-Ekstrakt Litchi (nga Madagaskari) – i përftuar përmes riciklimit të lëvores së frutit, është i pasur me tanina dhe flavonoide, që përmirësojnë pamjen e lëkurës falë edhe vetive të shkëlqyera hidratuese dhe mbrojtëse.

Formulë vegane, pa përbërës ose derivate me origjinë shtazore.
Me një aromë ultra të freskët shalqi-mente.

Përdorimi

Merret një sasi e vogël serumi ose gjysmë pipete, shpërndahet lehtë tekstura midis gishtërinjve, pastaj aplikohet në fytyrë duke u nisur nga qendra drejt skajeve të fytyrës. Lihet të depërtojë për 30 sekonda, përpara se të aplikoni kremin tuaj NUXE.

Aplikohet në mëngjes dhe mbrëmje.

Përbërësit

AQUA/WATER, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, BUTYLENE GLYCOL, GLYCERIN, PENTYLENE GLYCOL, PARFUM/FRAGRANCE, PROPANEDIOL, ZINC PCA, ARACHIDYL ALCOHOL, BEHENYL ALCOHOL, SPHINGOMONAS FERMENT EXTRACT, 1,2-HEXANEDIOL, CAPRYLYL GLYCOL, ARACHIDYL GLUCOSIDE, SODIUM GLUCONATE, RHODOMYRTUS TOMENTOSA FRUIT EXTRACT, LITCHI CHINENSIS PERICARP EXTRACT, MICA, CI 77491/IRON OXIDES, SODIUM HYDROXIDE, LINALYL ACETATE, CARVONE, GERANYL ACETATE, MENTHA VIRIDIS (SPEARMINT) LEAF OIL, PINK KETONES [N5901/A].