Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Produkt i ri
Avène

I krijuar në vitin 1990, Ujë Termal Avène është sinonim i përkujdesjes për çdo lloj lëkure, edhe për ato më të ndjeshmet.
Në zemër të çdo formule qëndron pasuria e saj më e çmuar: Ujë Termal Avène një burim unik, i pastër dhe plot jetë, me veti qetësuese dhe rigjeneruese të njohura në mbarë botën nga mjekë dhe pacientë.
Pas një udhëtimi prej më shumë se 50 vjetësh në thellësitë e tokës, ky ujë pasurohet natyrshëm me minerale dhe oligo-elementë. Kur më në fund del në dritë, ai sjell me vete një përbërje unike, një ekuilibër të përsosur mes kalciumit dhe magnezit, një pH neutral dhe një pasuri të pazakontë në silic dhe përbërës biologjikisht aktivë.
Kjo harmoni e bën Ujë Termal Avène, një eliksir të vërtetë qetësimi e rigjenerimi, të vetmin në botë me këto veti natyrale qetësuese dhe anti-irrituese, ideale për lëkurat më të ndjeshme.
Për më shumë se një shekull e gjysëm, misteri i fuqisë së Ujë Termal Avène ka frymëzuar shkencën dhe kërkimet. Sot janë mbi 150 studime shkencore dhe klinike që i dëshmojnë shkencërisht vetitë e tij qetësuese, anti-irrituese dhe rigjeneruese.
Marka Avène është gjithashtu e përkushtuar ndaj iniciativave sociale fisnike, të tilla si Skin Protect, Ocean Respect, Avène Termal Spring Water Skin & Cancer, dhe APIA, Shoqata për Ruajtjen e Zonës së Burimit Avène.

XeraCalm AD Replenishing Milky Gel

Hidraton - Freskon - Qetëson - Rivendos barrierën mbrojtëse të lëkurës - Qetëson kruajtjen

Çmimi i zakonshëm 1,855.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 2,650.00 Lekë Çmimi i ulur 1,855.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Qumësht i xhelifikuar hidratues, ushqyes, qetësues i kruajtjeve, i tharjes së shprehur dhe irritimeve, në lëkura të thata me tendencë atopike

Tubet

Përshkrimi

XeraCalm AD Replenishing Milky Gel, ushqen dhe hidraton lëkurën për 48 orë, si dhe ndihmon në rivendosjen dhe forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës.

Ofron efikasitetin e një balsami, por me një teksturë të freskët dhe të lehtë.

Formula e tij unike kombinon efekt të qëndrueshëm, teksturë të lehtë dhe tolerancë të lartë, duke ofruar një përvojë të këndshme gjatë aplikimit dhe duke favorizuar përdorimin e rregullt të përditshëm.

  • Hidratues për lëkurë të thatë dhe të ndjeshme – hidratim i lehtë për përdorim të përditshëm, i përshtatshëm për lëkurë shumë të thatë dhe të prirur ndaj ekzemave.
  • Lehtëson kruajtjen dhe irritimin – ndihmon në qetësimin e shqetësimeve të lëkurës dhe mbështet forcimin e barrierës mbrojtëse të saj.
  • Pa parfum – formulë e butë, e zhvilluar me rekomandim dermatologjik, e përshtatshme për lëkurë të ndjeshme dhe të prirur ndaj ekzemës.
  • Ushqen dhe mbron – e pasuruar me kompleksin I-Modulia+, LIPID:B2 dhe niacinamid, që ndihmojnë në forcimin e barrierës së lëkurës dhe rikthimin e hidratimit.
  • Krem multifunksional për trupin – formula që përthithet shpejt, ideale për hidratimin e lëkurës së thatë në fytyrë, krahë, këmbë dhe zona me qime.
  • Me Uje Termal Avène – ndihmon natyrshëm në qetësimin dhe zbutjen e irritimit të lëkurës, duke ofruar komfort të përditshëm.

Një perkujdesje rilipiduese e gjeneratës së re, që kombinon efikasitetin dermatologjik me kënaqësinë në përdorim, për t’iu përgjigjur nevojave të lëkurës shumë të thatë, pa kompromise.

Përdorimi

Aplikojeni 1 deri në 2 herë në ditë në lëkurë të pastër dhe të thatë, duke e masazhuar butësisht derisa të përthithet plotësisht. I përshtatshëm për zonat me qime (krahë, këmbë, gjoks, shpinë).

Përbërësit

AVENE THERMAL SPRING WATER (AVENE AQUA). GLYCERIN. CARTHAMUS TINCTORIUS (SAFFLOWER) SEED OIL (CARTHAMUS TINCTORIUS SEED OIL). NIACINAMIDE. 1,2-HEXANEDIOL. AQUAPHILUS DOLOMIAE EXTRACT. ARGININE. CAPRYLYL GLYCOL. CITRIC ACID. HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL (HELIANTHUS ANNUUS SEED OIL). POLYACRYLATE-13. POLYISOBUTENE. POLYSORBATE 20. SCLEROTIUM GUM. SODIUM DEXTRAN SULFATE. SORBITAN ISOSTEARATE. TOCOPHEROL. WATER (AQUA)