Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Avène

I krijuar në vitin 1990, Ujë Termal Avène është sinonim i përkujdesjes për çdo lloj lëkure, edhe për ato më të ndjeshmet.
Në zemër të çdo formule qëndron pasuria e saj më e çmuar: Ujë Termal Avène një burim unik, i pastër dhe plot jetë, me veti qetësuese dhe rigjeneruese të njohura në mbarë botën nga mjekë dhe pacientë.
Pas një udhëtimi prej më shumë se 50 vjetësh në thellësitë e tokës, ky ujë pasurohet natyrshëm me minerale dhe oligo-elementë. Kur më në fund del në dritë, ai sjell me vete një përbërje unike, një ekuilibër të përsosur mes kalciumit dhe magnezit, një pH neutral dhe një pasuri të pazakontë në silic dhe përbërës biologjikisht aktivë.
Kjo harmoni e bën Ujë Termal Avène, një eliksir të vërtetë qetësimi e rigjenerimi, të vetmin në botë me këto veti natyrale qetësuese dhe anti-irrituese, ideale për lëkurat më të ndjeshme.
Për më shumë se një shekull e gjysëm, misteri i fuqisë së Ujë Termal Avène ka frymëzuar shkencën dhe kërkimet. Sot janë mbi 150 studime shkencore dhe klinike që i dëshmojnë shkencërisht vetitë e tij qetësuese, anti-irrituese dhe rigjeneruese.
Marka Avène është gjithashtu e përkushtuar ndaj iniciativave sociale fisnike, të tilla si Skin Protect, Ocean Respect, Avène Termal Spring Water Skin & Cancer, dhe APIA, Shoqata për Ruajtjen e Zonës së Burimit Avène.

Very Hight Protection Mineral Fluid SPF 50+

Mbron nga dielli - Hidraton

Çmimi i zakonshëm 2,160.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 2,700.00 Lekë Çmimi i ulur 2,160.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Mbrojtje shumë e lartë nga dielli, 100% minerale, me teksturë fluide dhe të lehtë për lëkurat më intolerante ndaj filtrave kimikë dhe parfumeve.

Tubet

Përshkrimi

Përkujdesje fluide me filtra 100% Minerale dhe SPF 50+ ofron mbrojtje shumë të lartë nga dielli për lëkurën intolerante ndaj filtrave kimikë dhe parfumeve, si dhe për lëkurën delikate të të rriturve dhe fëmijëve, lëkurën atopike dhe reaktive.

I aplikuar në fytyrë, formula e tij fluide dhe e lehtë hidraton dhe mbron lëkurën.
Fluid Mineral SPF 50+ përbëhet nga:

- Një filtër mineral për mbrojtje shumë të gjerë, të qëndrueshme nga rrezet UVB-UVA, duke siguruar tolerancë optimale të lëkurës.

- Provitamina E (Pre-tokoferil), një antioksidant i fuqishëm, për të mbrojtur qelizat nga radikalet e lira.

- Ujë Termal Avène, i njohur për vetitë e tij qetësuese, anti-irrituese dhe zbutëse.

Për të rritur.

Me përfundim mat. Nuk lë shenja të bardha

Pa paraben - Shumë rezistent ndaj ujit
Hipoalergjenik - Jo komedogjenik

Përdorimi

Sa herë të jetë e nevojshme. Para ekspozimit në diell, aplikoni produktin në fytyrën dhe dekolte.Riaplikojeni shpesh për të ruajtur mbrojtjen, veçanërisht pas djersitjes, notit ose tharjes me peshqir.

Këshillë nga eksperti

Për aplikim të lehtë, shpërndajeni produktin në majat e gishtave, aplikojeni me sasi të vogla në fytyrë dhe qafë dhe më pas shpërndajeni lehtë.

Përbërësit

ZINC OXIDE [NANO]. AVENE THERMAL SPRING WATER (AVENE AQUA). TITANIUM DIOXIDE [NANO]. COCO-CAPRYLATE/CAPRATE. ISOCETYL STEAROYL STEARATE. ISOPROPYL PALMITATE. ISODECYL NEOPENTANOATE. ISODODECANE. ISOHEXADECANE. TRIETHYLHEXANOIN. DICAPRYLYL ETHER. PEG-30 DIPOLYHYDROXYSTEARATE. ALUMINA. STEARIC ACID. CAPRYLYL GLYCOL. PEG-45/DODECYL GLYCOL COPOLYMER. SILICA [NANO]. BENZOIC ACID. CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE. DISODIUM EDTA. DISTEARDIMONIUM HECTORITE. GLYCERYL BEHENATE. GLYCERYL DIBEHENATE. HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL (HELIANTHUS ANNUUS SEED OIL). PENTAERYTHRITYL TETRA-DI-T-BUTYL HYDROXYHYDROCINNAMATE. POLYAMIDE-3. SODIUM CHLORIDE. TOCOPHEROL. TOCOPHERYL GLUCOSIDE. TRIBEHENIN. TRIETHOXYCAPRYLYLSILANE. WATER (AQUA)