Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Produkt i ri
Avène

I krijuar në vitin 1990, Ujë Termal Avène është sinonim i përkujdesjes për çdo lloj lëkure, edhe për ato më të ndjeshmet.
Në zemër të çdo formule qëndron pasuria e saj më e çmuar: Ujë Termal Avène një burim unik, i pastër dhe plot jetë, me veti qetësuese dhe rigjeneruese të njohura në mbarë botën nga mjekë dhe pacientë.
Pas një udhëtimi prej më shumë se 50 vjetësh në thellësitë e tokës, ky ujë pasurohet natyrshëm me minerale dhe oligo-elementë. Kur më në fund del në dritë, ai sjell me vete një përbërje unike, një ekuilibër të përsosur mes kalciumit dhe magnezit, një pH neutral dhe një pasuri të pazakontë në silic dhe përbërës biologjikisht aktivë.
Kjo harmoni e bën Ujë Termal Avène, një eliksir të vërtetë qetësimi e rigjenerimi, të vetmin në botë me këto veti natyrale qetësuese dhe anti-irrituese, ideale për lëkurat më të ndjeshme.
Për më shumë se një shekull e gjysëm, misteri i fuqisë së Ujë Termal Avène ka frymëzuar shkencën dhe kërkimet. Sot janë mbi 150 studime shkencore dhe klinike që i dëshmojnë shkencërisht vetitë e tij qetësuese, anti-irrituese dhe rigjeneruese.
Marka Avène është gjithashtu e përkushtuar ndaj iniciativave sociale fisnike, të tilla si Skin Protect, Ocean Respect, Avène Termal Spring Water Skin & Cancer, dhe APIA, Shoqata për Ruajtjen e Zonës së Burimit Avène.

Ultra Stick Large SPF 50+

Mbron nga dielli - Parandalon fotoplakjen

Çmimi i zakonshëm 2,030.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 2,900.00 Lekë Çmimi i ulur 2,030.00 Lekë
Në ofertë Shitur

 Përkujdesje në trajtë stiku mbrojtës kundër diellit me SPF 50, për lëkurën e ndjeshme dhe të brishtë të fëmijëve dhe të rriturve.

stick

Përshkrimi

Ekspertiza e Eau Thermale Avène në fotombrojtje, tani në një format praktik që mund ta marrësh kudo me vete - Avène Ultra Stick Large SPF 50!

Me nje format praktik dhe kompakt, mund ta mbani lehtësisht me vete dhe ta riaplikoni gjatë ditës.
I përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme dhe të irrituar/dobësuar.
Ndihmon në parandalimin e fotoplakjes së lëkurës (shenjat e plakjes të shkaktuara nga dielli).
I përshtatshëm për të gjithë familjen.
Mbrojtje shumë e lartë dhe ultra-rezistente.

· Ofron SPF 50, me spektër të gjerë mbrojtjeje kundër UVA dhe UVB.

· Kombinon një sistem të optimizuar filtrash me një antioksidant të fuqishëm, për të ndihmuar në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimet e diellit.

· Është shumë rezistent ndaj ujit dhe rezistent ndaj rërës dhe djersës.

· Është krijuar për t'u përdorur edhe në kushte më ekstreme, si plazh, sport apo aktivitete në natyrë.

· Teksturë shumë e rrëshqitshme dhe 100% e padukshme.

· Aplikohet shumë lehtë dhe rrëshqet mbi lëkurë.

· Nuk lë ndjesi të yndyrshme ose ngjitëse.

· Mund të aplikohet direkt me stik, pa qenë nevoja ta përhapësh me duar.

· Është zhvilluar për lëkurë të ndjeshme të fëmijëve dhe të rriturve.

Mund të përdoret gjithashtu në lëkurë të brishtë, për shembull:

· shenja dhe cikatrice;

· tatuazhe;

· pas procedurave dermatologjike.

Avène Ultra Stick SPF 50 është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme.

Përdorimi

Riaplikojeni shpesh për të ruajtur mbrojtjen, veçanërisht:

· pas djersitjes;

· pas notit;

· pasi të jeni fshirë me peshqir.

Përbërësit

COCO-CAPRYLATE/CAPRATE. TRIETHYL CITRATE. HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED WAX (HELIANTHUS ANNUUS SEED CERA). ISOSTEARYL ALCOHOL. RICINUS COMMUNIS (CASTOR) SEED OIL (RICINUS COMMUNIS SEED OIL). STEARYL STEARATE. RHUS VERNICIFLUA PEEL WAX. DIETHYLAMINO HYDROXYBENZOYL HEXYL BENZOATE. DIETHYLHEXYL BUTAMIDO TRIAZONE. BIS-ETHYLHEXYLOXYPHENOL METHOXYPHENYL TRIAZINE. COPERNICIA CERIFERA (CARNAUBA) WAX (COPERNICIA CERIFERA CERA). AVENE THERMAL SPRING WATER (AVENE AQUA). C12-16 ALCOHOLS. CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE. GLYCERIN. HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL (HELIANTHUS ANNUUS SEED OIL). HYDROGENATED CASTOR OIL. HYDROGENATED LECITHIN. PALMITIC ACID. TOCOPHEROL. TOCOPHERYL GLUCOSIDE. TRIMETHYLPENTANEDIOL/ADIPIC ACID/GLYCERIN CROSSPOLYMER