Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Produkt i ri
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

The Prodigieux® Collection - Christmas Gift Kit

Çmimi i zakonshëm 4,200.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 6,000.00 Lekë Çmimi i ulur 4,200.00 Lekë
Në ofertë Shitur

The Prodigieux® Collection nga NUXE është një set festiv për kujdesin e trupit, i frymëzuar nga aroma ikonike diellore e markës, me nota të luleve të portokallit, manjolës dhe vaniljes!

Përshkrimi

Çfarë përmban seti?

- Huile Prodigieuse® (100 ml) – Vaj i thatë multi-funksional për fytyrën, trupin dhe flokët, i formuluar me shtatë vajra bimorë, për ushqyerjen, zbutjen dhe hidratimin e lëkurës dhe flokëve.

- Prodigieux® Le Parfum (15 ml) – Parfum me aromën ikonike Prodigieux®, që ndërthur nota të ngrohta, elegante dhe sensuale.

- Prodigieux® Shower Oil (100 ml) – Vaj aromatik dushi që pastron butësisht lëkurën dhe shndërrohet në një shkumë të lehtë në kontakt me ujin.

- Çantë dore e artë (Dhuratë): aksesori i domosdoshëm për të shkëlqyer në çdo rast. - FALAS

Një set elegant dhe luksoz, ideal për të përkëdhelur veten ose për të dhuruar një përvojë të veçantë kujdesi dhe aromash me NUXE.

Përbërësit