Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Nuxuriance Ultra ® The Exceptional Day & Night Cream

Revitalizon - Rigjeneron - Rinovon

Çmimi i zakonshëm 6,480.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 8,100.00 Lekë Çmimi i ulur 6,480.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Përkujdesje e përqendruar globale  dite dhe nate që kombinon efektivitetin e dyfishtë për të korrigjuar dukshëm shenjat kryesore të moshës me TEKNOLOGJINË ALFA [3R]

Vazo

Përshkrimi

Në një format luksoz prej 75 ml, ky trajtim i jashtëzakonshëm global kundër moshës kombinon efektivitetin e dyfishtë të një trajtimi dite dhe nate për të korrigjuar dukshëm shenjat kryesore të pmoshës me TEKNOLOGJINË ALFA [3R] ekskluzive për NUXE, e cila [R]evitalizon, [R]igjeneron dhe [R]inovon lëkurën.

Në zemër të formulës, teknologjia e re ALFA [3R] TECHNOLOGY është një trio e fuqishme e përbërësve aktivë kundër moshës, më efektivë se retinoli:
-ekstrakt i farave të Alfalfës, i rritur në Francë duke përdorur metoda të bujqësisë organike
-Acid Hialuronik natyral
-ekstrakt i Hemerocallis i marrë përmes oleo-eko-ekstraktimit
-Niacinamide

Formulë vegane pa përbërës ose derivate shtazore.

E përbërë nga 95% përbërës me origjinë natyrale, kujdesi i jashtëzakonshëm ofron një ndjeshmëri dhe efikasitet unik.
.

Përdorimi

Merrni një sasi të bollshme sa një kokërr lajthie, hapeni butësisht në duar dhe zhytuni në botën e Exceptional Day & Night Nuxuriance Ultra Alfa [3R].
Aplikojeni në fytyrë me të dyja duart e shtrira, gjithmonë nga qendra drejt pjesës së jashtme (duke shmangur konturin e syve). Mos hezitoni ta aplikoni në qafë dhe dekolte.
Masazhojeni derisa kremi të përthithet plotësisht.
Përfundoni me trokitje të lehta (me majat e gishtave) në të gjithë fytyrën për të ringjallur shkëlqimin e lëkurës suaj.
Përdoreni në mëngjes dhe në mbrëmje, idealisht pas serumit Nuxe.

Përbërësit

AQUA/WATER,
COCO-CAPRYLATE, GLYCERIN, GLYCERYL STEARATE CITRATE, BEHENYL ALCOHOL,
C10-18 TRIGLYCERIDES, CETEARYL ALCOHOL, NIACINAMIDE, BUTYROSPERMUM
PARKII (SHEA) BUTTER, PENTYLENE GLYCOL, SIMMONDSIA CHINENSIS (JOJOBA)
SEED OIL, SQUALANE, PARFUM/FRAGRANCE, MICROCRYSTALLINE CELLULOSE, PERSEA
GRATISSIMA, HOGU