Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Sweet Lemon Lip Balm

Hidraton - Zbut - Mbron nga i ftohti

Çmimi i zakonshëm 1,520.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 1,900.00 Lekë Çmimi i ulur 1,520.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Balsam ushqyes dhe riparues për buzët me limon dhe merengë

Vazo

Përshkrimi

Dashurohuni me këtë balsam të çertifikuar organik dhe vegan me aromën e tij të papërmbajtshme të marengës së limonit.

Falë vetive të tij hidratuese dhe mbrojtëse, ai kujdeset për buzët e thata ose të çara çdo ditë.
Që nga aplikimi i parë, buzët tuaja janë të ushqyera, të buta dhe të qeta.
Ato rifitojnë bukurinë e tyre natyrale dhe janë thjesht të papërmbajtshme!

Për 100% të përdoruesve, ndjesia e ngushtësisë u zhduk dhe buzët ndiheshin të rehatshme dhe të mbrojtura nga agresorët e jashtëm (era, të ftohtit, etj.)

Tekstura e tij ultra-ndijore, shkrirëse dhe aroma e shijshme ju ofrojnë një përvojë vërtet të këndshme dhe qetësuese.

Përdorimi

Merrni një sasi të vogël balsami me gishtin tuaj dhe aplikojeni butësisht në buzë dhe zonën përreth.

Nëse buzët tuaja janë shumë të thata, masazhojini butësisht për t'i zbutur.

Mund ta përdorni balsamin edhe si maskë gjatë natës duke aplikuar një sasi më të bollshme në buzë para se të flini.

Përbërësit

HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL, TRISTEARIN, OLEIC/LINOLEIC/LINOLENIC POLYGLYCERIDES, COPERNICIA CERIFERA CERA/COPERNICIA CERIFERA (CARNAUBA) WAX*, CANNABIS SATIVA SEED OIL*, PARFUM/FRAGRANCE, DEHYDROACETIC ACID, TOCOPHEROL, LIMONENE, CITRAL, GERANIOL, LINALOOL, CITRONELLOL. [N5501/A]