Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
SVR

Themeluar nga Simone dhe Robert Véret mbi idenë se dermatologjia është mbi të gjitha një mënyrë për të përmirësuar pamjen dhe mirëqenien, SVR qëndron pranë jush çdo ditë për t’ju
ndihmuar të ndiheni dhe të dukeni sa më mirë.
Kur lëkura është e ndjeshme apo e brishtë, ndikimi i saj në emocionet dhe përditshmërinë tuaj bëhet i dukshëm. Një ditë e keqe për lëkurën mund t’ju bëjë të ndiheni të pasigurt, ndërsa një lëkurë e shëndetshme ju jep vetëbesim, ju bën të ndiheni më të bukur dhe më të sigurt në veten tuaj.
Përkujdesjet SVR, falë përbërësve aktivë dhe formulave inovative, kontribuojnë realisht në rritjen e vetëbesimit dhe në përmirësimin e mirëqenies suaj.
Prej 64 vitesh, Laboratoire SVR ka një mision të qartë: të ofrojë zgjidhje dermatologjike efikase për lëkurën e ndjeshme, duke përdorur përqendrime të larta të përbërësve aktivë për rezultate të shpejta dhe të dukshme.
Duke qenë se lëkura është një nga rrugët kryesore të ekspozimit ndaj përçarësve endokrinë, që nga viti 2017, Laboratoret SVR i nënshtrojnë produktet e tyre testeve të avancuara mbi mekanizmat estrogjenikë, androgjenikë dhe endokrinë. Këto analiza kryhen nga laboratorë të pavarur të specializuar në këtë fushë. Qëllimi është i qartë: të garantohet siguria maksimale, veçanërisht për përdoruesit më të ndjeshëm, duke përmirësuar ose riformuluar çdo produkt që nuk i përmbush standardet. Edhe pse shkenca vazhdon të evoluojë në kuptimin e përçarësve endokrinë, SVR mbetet e përkushtuar për të ecur përpara me përgjegjësi dhe transparencë, duke ju ofruar informacion të saktë dhe produkte sa më të sigurta dhe inovative për lëkurën tuaj. 

XERIAL Cracks & Crevices

Zbut - Riparon - Qetëson lëkurën e thembrave

Çmimi i zakonshëm 1,440.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 1,800.00 Lekë Çmimi i ulur 1,440.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Përkujdesje kremoze zbutëse dhe riparuese, për thembrat e thata dhe të çara

Tubet

Përshkrimi

Këmbët dhe thembrat përballen me presion dhe fërkim të përsëritur çdo ditë. Lëkura thahet, dehidratohet, trashet dhe humbet elasticitetin e saj.

Rezultati: lëkura plasaritet dhe ndonjëherë shfaqen çarje të pakëndshme.

Xerial Cracks and Crevices është aleati më i mirë për të zbutur, riparuar, qetësuar dhe mbrojtur këmbët tuaja të dëmtuara dhe të plasaritura nga agresionet e jashtme.

Pas vetëm një aplikimi, lëkura hidratohet, ushqehet dhe qetësohet dhe 24 orë më vonë, këmbët tuaja janë tashmë më të lëmuara dhe më të rehatshme.

Formulë e patentuar SVR që përmban:

-15% ure të pastër, ofron dy veprime intensive eksfolim dhe hidratim.Zbut zonat e trashura rreth plasaritjeve në veçanti në nivelin e thembrës.
-Centella Asiatica: e njohur shkencërisht për vetitë e saj riparuese, mbrojtëse dhe zbutëse në thembrat e plasaritura, ajo mbështet riparimin e epidermës
-Panténol: molekula e referencës në dermatologji, qetëson dhe hidraton
-Prebiotikë: pastrojnë dhe ribalancojnë florën e lëkurës
-Aquaporina: natyrisht të pranishme në trup, ato rrisin hidratimin duke përmirësuar kapacitetin hidratues të glicerinës gjithashtu të pranishme në formulë.

Testuar nën kontroll dermatologjik në këmbë shumë të thata dhe të dëmtuara.

Përdorimi

Aplikojeni 1 deri në 2 herë në ditë në këmbë ose në zonën përkatëse derisa të arrihet efekti i dëshiruar, pastaj 2 deri në 3 herë në javë për parandalim.
Mos e aplikoni në plagë të hapura ose të infektuara.

Përbërësit

AQUA/WATER/EAU, GLYCERIN, UREA, COCOS NUCIFERA COCONUT- OIL, SIMMONDSIA CHINENSIS JOJOBA- SEED OIL, C12-16 ALCOHOLS, PANTHENOL, GLYCERYL STEARATE CITRATE, GLYCOL PALMITATE, HELIANTHUS ANNUUS SUNFLOWER- SEED WAX, SILICA, PENTYLENE GLYCOL, MICROCRYSTALLINE CELLULOSE, 1,2-HEXANEDIOL, SODIUM POLYACRYLATE, GLYCERYL GLUCOSIDE, SODIUM CITRATE, HYDROGENATED LECITHIN, PALMITIC ACID, TRIACETIN, ALPHA-GLUCAN OLIGOSACCHARIDE, CETYL PALMITATE, SERINE, CITRIC ACID, CAPRYLYL GLYCOL, PENTAERYTHRITYL TETRA-DI-T-BUTYL HYDROXYHYDROCINNAMATE, SODIUM LACTATE, CELLULOSE GUM, ASIATICOSIDE, MADECASSIC ACID, HISTIDINE, ASIATIC ACID, PROPYLENE GLYCOL, BACILLUS FERMENT, POTASSIUM SORBATE