Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
SVR

Themeluar nga Simone dhe Robert Véret mbi idenë se dermatologjia është mbi të gjitha një mënyrë për të përmirësuar pamjen dhe mirëqenien, SVR qëndron pranë jush çdo ditë për t’ju
ndihmuar të ndiheni dhe të dukeni sa më mirë.
Kur lëkura është e ndjeshme apo e brishtë, ndikimi i saj në emocionet dhe përditshmërinë tuaj bëhet i dukshëm. Një ditë e keqe për lëkurën mund t’ju bëjë të ndiheni të pasigurt, ndërsa një lëkurë e shëndetshme ju jep vetëbesim, ju bën të ndiheni më të bukur dhe më të sigurt në veten tuaj.
Përkujdesjet SVR, falë përbërësve aktivë dhe formulave inovative, kontribuojnë realisht në rritjen e vetëbesimit dhe në përmirësimin e mirëqenies suaj.
Prej 64 vitesh, Laboratoire SVR ka një mision të qartë: të ofrojë zgjidhje dermatologjike efikase për lëkurën e ndjeshme, duke përdorur përqendrime të larta të përbërësve aktivë për rezultate të shpejta dhe të dukshme.
Duke qenë se lëkura është një nga rrugët kryesore të ekspozimit ndaj përçarësve endokrinë, që nga viti 2017, Laboratoret SVR i nënshtrojnë produktet e tyre testeve të avancuara mbi mekanizmat estrogjenikë, androgjenikë dhe endokrinë. Këto analiza kryhen nga laboratorë të pavarur të specializuar në këtë fushë. Qëllimi është i qartë: të garantohet siguria maksimale, veçanërisht për përdoruesit më të ndjeshëm, duke përmirësuar ose riformuluar çdo produkt që nuk i përmbush standardet. Edhe pse shkenca vazhdon të evoluojë në kuptimin e përçarësve endokrinë, SVR mbetet e përkushtuar për të ecur përpara me përgjegjësi dhe transparencë, duke ju ofruar informacion të saktë dhe produkte sa më të sigurta dhe inovative për lëkurën tuaj. 

XERIAL 50 Extreme Foot Cream

Eliminon kallot - Zbut lëkurën

Çmimi i zakonshëm 1,840.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 2,300.00 Lekë Çmimi i ulur 1,840.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Krem i përqendruar në ure dhe acid salicilik për eleminimin e kallove

Tubet

Përshkrimi

XERIAL 50 Extreme Foot Cream është përkujdesje keratolitike efikase që redukton trashësinë e kallove, falë fuqisë së patentës SVR me një përqendrim shumë të lartë prej 50% ure të pastër, të kombinuar me acid salicilik.
Këmbët rifitojnë shpejt butësinë dhe një pamje më të rregullt.

FORMULUAR PËR
👣 Kallo të reja dhe ato më të trasha, këmbë shumë të ashpra dhe thata.

TEKSTURË XHELI PA AROMË
Jo e yndyrshme, përhapet lehtësisht dhe depërton shpejt.

Përdorimi

Aplikojeni dy herë në ditë, duke masazhuar në zonat e prekura me lëvizje rrethore derisa të arrini rezultatet e dëshiruara. Mund të përdoret gjithashtu në pjesë të trasha të lëkurës në duar dhe këmbë.

Mos e përdorni tek fëmijët nën tre vjeç.

Përbërësit

UREA . AQUA (PURIFIED WATER) . GLYCERIN . BUTYROSPERMUM PARKII BUTTER (SHEA BUTTER) . TRIETHANOLAMINE . ISOHEXADECANE . SALICYLIC ACID . OCTYDODECANOL . POLYACRYLATE-13 . BACILLUS FERMENT . SERINE . HISTIDINE . OCTYLDODECYL XYLOSIDE . PEG-30 DIPOLYHYDROXYSTEARATE . POLYISOBUTENE . POLYSORBATE 20 . SORBITAN ISOSTEARATE . PROPYLENE GLYCOL . DISODIUM EDTA . CITRIC ACID . POTASSIUM SORBATE