Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
SVR

Themeluar nga Simone dhe Robert Véret mbi idenë se dermatologjia është mbi të gjitha një mënyrë për të përmirësuar pamjen dhe mirëqenien, SVR qëndron pranë jush çdo ditë për t’ju
ndihmuar të ndiheni dhe të dukeni sa më mirë.
Kur lëkura është e ndjeshme apo e brishtë, ndikimi i saj në emocionet dhe përditshmërinë tuaj bëhet i dukshëm. Një ditë e keqe për lëkurën mund t’ju bëjë të ndiheni të pasigurt, ndërsa një lëkurë e shëndetshme ju jep vetëbesim, ju bën të ndiheni më të bukur dhe më të sigurt në veten tuaj.
Përkujdesjet SVR, falë përbërësve aktivë dhe formulave inovative, kontribuojnë realisht në rritjen e vetëbesimit dhe në përmirësimin e mirëqenies suaj.
Prej 64 vitesh, Laboratoire SVR ka një mision të qartë: të ofrojë zgjidhje dermatologjike efikase për lëkurën e ndjeshme, duke përdorur përqendrime të larta të përbërësve aktivë për rezultate të shpejta dhe të dukshme.
Duke qenë se lëkura është një nga rrugët kryesore të ekspozimit ndaj përçarësve endokrinë, që nga viti 2017, Laboratoret SVR i nënshtrojnë produktet e tyre testeve të avancuara mbi mekanizmat estrogjenikë, androgjenikë dhe endokrinë. Këto analiza kryhen nga laboratorë të pavarur të specializuar në këtë fushë. Qëllimi është i qartë: të garantohet siguria maksimale, veçanërisht për përdoruesit më të ndjeshëm, duke përmirësuar ose riformuluar çdo produkt që nuk i përmbush standardet. Edhe pse shkenca vazhdon të evoluojë në kuptimin e përçarësve endokrinë, SVR mbetet e përkushtuar për të ecur përpara me përgjegjësi dhe transparencë, duke ju ofruar informacion të saktë dhe produkte sa më të sigurta dhe inovative për lëkurën tuaj. 

XERIAL 40 Nails Gel

Redukton trashësinë e thonjve të dëmtuar - Mbron

Çmimi i zakonshëm 2,200.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 2,750.00 Lekë Çmimi i ulur 2,200.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Xhel zbutës dhe reduktues i trashjes së thonjve të dëmtuar, të ndarë, si dhe mbrojtës i tyre  nga agresionet e jashtme

Tubet

Përshkrimi

XERIAL 40 Ongles është një xhel që zbut dhe redukton trashësinë e thonjve të dëmtuar, të çarë ose me kreshta dhe i mbron ata nga agresionet e jashtme falë teknologjisë së tij me ure të pastër 40%.
Formuluar për thonjtë e dëmtuar, me shtresa, të trashë dhe të brishtë në këmbë dhe/ose duar.

Ky fenomen i thonjve mund të ndodhë për shkak të:
-shkaqeve të jashtme (goditje mbi thua, këpucë shumë të ngushta, përdorimi i detergjentëve ose kimikateve).
-shkaqeve të brendshme (mungesa ushqyese, trajtime mjekësore).


Përmban:
-40% Ure të pastër (Patentë e SVR)
E përbërë nga urea dhe aminoacide natyralisht të pranishme në lëkurë, ofron dy veprime intensive për të përmirësuar shpejt pamjen e saj të parregullt dhe të ashpër: eksfolim + hidratim


-Piroctone Olamine: pastron florën fungale.

Aplikim i lehtë dhe i lokalizuar falë aplikatorit me furçë.

Pa aromë.

Përdorimi

Përdoreni një ose dy herë në ditë në thonjtë e këmbëve dhe duarve duke përdorur kokën e furçës për aplikim të shpejtë dhe preciz.
1 tubetë = 1 trajtim

Përdoret më vete ose në kombinim me trajtime dermatologjike lokale.

Përbërësit

AQUA (PURIFIED WATER) . UREA .GLYCERIN . PROPYLENE GLYCOL . TRIETHANOLAMINE . POLYACRYLATE-13 . SALICYLIC ACID . POLYISOBUTENE . PIROCTONE OLAMINE . SERINE . BACILLUS FERMENT. HISTIDINE . POLYSORBATE 20 . SORBITAN ISOSTEARATE. DISODIUM EDTA . PHENOXYETHANOL . POTASSIUM SORBATE