Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
SVR

Themeluar nga Simone dhe Robert Véret mbi idenë se dermatologjia është mbi të gjitha një mënyrë për të përmirësuar pamjen dhe mirëqenien, SVR qëndron pranë jush çdo ditë për t’ju
ndihmuar të ndiheni dhe të dukeni sa më mirë.
Kur lëkura është e ndjeshme apo e brishtë, ndikimi i saj në emocionet dhe përditshmërinë tuaj bëhet i dukshëm. Një ditë e keqe për lëkurën mund t’ju bëjë të ndiheni të pasigurt, ndërsa një lëkurë e shëndetshme ju jep vetëbesim, ju bën të ndiheni më të bukur dhe më të sigurt në veten tuaj.
Përkujdesjet SVR, falë përbërësve aktivë dhe formulave inovative, kontribuojnë realisht në rritjen e vetëbesimit dhe në përmirësimin e mirëqenies suaj.
Prej 64 vitesh, Laboratoire SVR ka një mision të qartë: të ofrojë zgjidhje dermatologjike efikase për lëkurën e ndjeshme, duke përdorur përqendrime të larta të përbërësve aktivë për rezultate të shpejta dhe të dukshme.
Duke qenë se lëkura është një nga rrugët kryesore të ekspozimit ndaj përçarësve endokrinë, që nga viti 2017, Laboratoret SVR i nënshtrojnë produktet e tyre testeve të avancuara mbi mekanizmat estrogjenikë, androgjenikë dhe endokrinë. Këto analiza kryhen nga laboratorë të pavarur të specializuar në këtë fushë. Qëllimi është i qartë: të garantohet siguria maksimale, veçanërisht për përdoruesit më të ndjeshëm, duke përmirësuar ose riformuluar çdo produkt që nuk i përmbush standardet. Edhe pse shkenca vazhdon të evoluojë në kuptimin e përçarësve endokrinë, SVR mbetet e përkushtuar për të ecur përpara me përgjegjësi dhe transparencë, duke ju ofruar informacion të saktë dhe produkte sa më të sigurta dhe inovative për lëkurën tuaj. 

XERIAL 10 Milk

Hidraton - Redukton tharjes e lëkurës - Eksfolion butësisht

Çmimi i zakonshëm 2,200.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 2,750.00 Lekë Çmimi i ulur 2,200.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Qumësht hidratues për trupin me 10 % Ure të pastër

Tubet

Përshkrimi

Kseroza (emri shkencor për thatësinë e lëkurës) shfaqet kur përmbajtja e ujit në shtresën e korneumit është më e ulët se normalja. Mund të rezultojë në një trashje të shtresës së korneumit, d.m.th. qarkullimi qelizor që është shumë i shpejtë (-28 ditë), gjë që nuk lejon që procesi natyror i eliminimit të mbajë ritmin. Plakja, ndjeshmëria e lindur, trajtimet me medikamente, ndryshimet hormonale ose faktorët e jashtëm (moti i ftohtë, i thatë, higjiena e tepërt,etj) e nxisin më tepër. Si pasojë lëkura bëhet e ashpër, e tërhequr dhe formohen luspa që grumbullohen në sipërfaqe, duke i dhënë lëkurës pamje të plasaritur, e njohur edhe si lëkura e krokodilit.

XERIAL 10 Milk, një formulë e përqendruar në përbërës aktivë keratolitikë dhe zbutës të patentuar për lëkurë të lëmuar, të qetë dhe të hidratuar në mënyrë të qëndrueshme.

Formulë e patentuar SVR që përmban:

-10% ure të pastër:zbut dhe largon qelizat e vdekura, hidraton intensivisht

-Panthenol: një molekulë referencë në dermatologji, qetëson dhe hidraton

-Aquaporina: natyrshëm të pranishme në trup, ato nxisin hidratimin duke përmirësuar kapacitetin hidratues të glicerinës.

85% përbërës natyralë të pasur me gjalpë shea dhe vaj kokosi dhe aromë delikate.

Përdorimi

Aplikojeni një ose dy herë në ditë në trup. Nën këshillën e një profesionisti shëndetësor, mund të përdoret si shtesë e trajtimit kunder tharjes së lëkurës.

Përbërësit

AQUA/WATER/EAU, UREA, COCOS NUCIFERA (COCONUT) OIL, GLYCERIN, BUTYROSPERMUM PARKII (SHEA) BUTTER, GLYCERYL STEARATE, CANOLA OIL, BORAGO OFFICINALIS SEED OIL, SILICA, PANTHENOL, PENTYLENE GLYCOL, GLYCERYL GLUCOSIDE, SODIUM CITRATE, TRIACETIN, SERINE, PARFUM (FRAGRANCE), CITRIC ACID, HYDROXYETHYL ACRYLATE/SODIUM ACRYLOYLDIMETHYL TAURATE COPOLYMER, SODIUM STEAROYL GLUTAMATE, 1,2-HEXANEDIOL, CAPRYLYL GLYCOL, CARBOMER, SODIUM LACTATE, HISTIDINE, PROPYLENE GLYCOL, POLYSORBATE 60, SORBITAN ISOSTEARATE, BACILLUS FERMENT, POTASSIUM SORBATE