Tharje, shqetësim, irritim dhe kruajtje, ndonjëherë gjatë natës - nuk keni përse t'i duroni! Topialyse është ideale për lëkurë të thatë, shumë të thatë dhe të prirur ndaj dermatitit atopik për të gjithë familjen. Një gamë e plotë përkujdesjesh për lëkurën, ushqyese dhe pastruese me performancë të lartë me një veprim të fuqishëm kundër kruajtjes, për rehati dhe tolerancë maksimale. Me Topialyse, kujdesi i lëkurës së thatë bëhet një moment kënaqësie!
Kremi TOPIALYSE është produkti për kujdesin e lëkurës së thatë dhe të ndjeshme për të gjithë familjen. Një formulë qetësuese dhe ushqyese për t'i larguar ndjesitë e tërheqjes, thatësisë dhe kruarjes për rehati të menjëhershme dhe të qëndrueshme.
Një formulë e pastër, me 98% përbërës me origjinë natyrale që përmban:
- Gjalpë Shea: qetësues, riparues, zbut dhe mbron lëkurën e thatë dhe të ndjeshme.
- Gjalpë Babassu: ruan ekuilibrin hidrolipidik të epidermës, mbron nga dehidratimi dhe agresionet e jashtme për të sjellë rehati dhe butësi në lëkurë.
- Vaj kokosi: mbron dhe zbut lëkurën, i pasur me vitaminë E, antioksidant i shkëlqyer natyror dhe mbron nga dehidratimi.
- Vaj borago: i pasur me Omega 3, 6, 9, rikthen elasticitetin e lëkurës, antioksidant natyral.
Njësoj si gjatë verës ashtu edhe gjatë dimrit, ai mbron lëkurën nga faktorët e tharjes (nxehtësia apo i ftohti, ndotja, gurët gëlqerorë, etj.).
Rezultati: lëkura ushqehet, bëhet më elastike dhe zbutet për 48 orë.
Me aromë delikate dhe mbështjellëse.
Hipoalergjik, i testuar në lëkurë të ndjeshme nën kontroll dermatologjik dhe pediatrik.