Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
SVR

Themeluar nga Simone dhe Robert Véret mbi idenë se dermatologjia është mbi të gjitha një mënyrë për të përmirësuar pamjen dhe mirëqenien, SVR qëndron pranë jush çdo ditë për t’ju
ndihmuar të ndiheni dhe të dukeni sa më mirë.
Kur lëkura është e ndjeshme apo e brishtë, ndikimi i saj në emocionet dhe përditshmërinë tuaj bëhet i dukshëm. Një ditë e keqe për lëkurën mund t’ju bëjë të ndiheni të pasigurt, ndërsa një lëkurë e shëndetshme ju jep vetëbesim, ju bën të ndiheni më të bukur dhe më të sigurt në veten tuaj.
Përkujdesjet SVR, falë përbërësve aktivë dhe formulave inovative, kontribuojnë realisht në rritjen e vetëbesimit dhe në përmirësimin e mirëqenies suaj.
Prej 64 vitesh, Laboratoire SVR ka një mision të qartë: të ofrojë zgjidhje dermatologjike efikase për lëkurën e ndjeshme, duke përdorur përqendrime të larta të përbërësve aktivë për rezultate të shpejta dhe të dukshme.
Duke qenë se lëkura është një nga rrugët kryesore të ekspozimit ndaj përçarësve endokrinë, që nga viti 2017, Laboratoret SVR i nënshtrojnë produktet e tyre testeve të avancuara mbi mekanizmat estrogjenikë, androgjenikë dhe endokrinë. Këto analiza kryhen nga laboratorë të pavarur të specializuar në këtë fushë. Qëllimi është i qartë: të garantohet siguria maksimale, veçanërisht për përdoruesit më të ndjeshëm, duke përmirësuar ose riformuluar çdo produkt që nuk i përmbush standardet. Edhe pse shkenca vazhdon të evoluojë në kuptimin e përçarësve endokrinë, SVR mbetet e përkushtuar për të ecur përpara me përgjegjësi dhe transparencë, duke ju ofruar informacion të saktë dhe produkte sa më të sigurta dhe inovative për lëkurën tuaj. 

TOPIALYSE Cleansing Oil

Çmimi i zakonshëm 2,160.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 2,700.00 Lekë Çmimi i ulur 2,160.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Vaj pastrues për lëkurë shumë të thatë deri në dermatit atopik

Flakon

Përshkrimi

Thatësi, shqetësim, acarim dhe kruajtje, ndonjëherë gjatë natës - nuk keni përse ta duroni! Topialyse është ideale për lëkurë të thatë, shumë të thatë dhe të prirur ndaj dermatitit atopik për të gjithë familjen. Një gamë e plotë e kujdesit për lëkurën, ushqyes dhe pastrues me performancë të lartë me një veprim të fuqishëm kundër kruajtjes, rehati dhe tolerancë maksimale. Me Topialyse, kujdesi i lëkurës së thatë bëhet një moment kënaqësie!

Vaji TOPIALYSE është një pastrues efektiv dhe përbën hapin e parë në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës për të qetësuar irritimin dhe kruajtjen. Ky vaj pastrues dhe shkumues i pasur me përbërës aktivë është një pastrues me veti hidratuese, i butë, i toleruar mirë që zëvendëson të gjithë të tjerët.

35% PËRBËRËS AKTIVË HIDRATUES DHE PLOTËSUES LIPIDESH:

- Omega 3, 6 dhe 9 duke përfshirë vajin e pambukut: mundësojnë rimbushjen e lipideve, rikthejnë dhe ruajnë barrierën e lëkurës

-Niacinamide: një nga aktivët më të mirë për qetësimin e lëkurës së ndjeshme.

-Sheqer prebiotik: respekton ekuilibrin e mikrobiomës, kufizon kruajtjen duke ndihmuar në ribalancimin e florës së lëkurës. Lëkura është e butë dhe me aromë delikate.

Formulë pastrimi me surfaktantë ultra të butë për tolerancë optimale: pastron butësisht lëkurën pa irrituar apo tharë. Lëkura mbrohet nga agresorët e jashtëm (fërkimi, i ftohti, uji i fortë, etj.).
Me 89% të përbërësve me origjinë natyrale, formula është e biodegradueshme dhe e testuar pa efekte të dëmshme në mekanizmat endokrine.
Aromë delikate ,pa alergjenë

Përdorimi

Për përdorim të përditshëm.Nuk djeg sytë. Trupi, fytyra, flokët, higjiena intime.

Për përdorim që prej foshnjave nga lindja (jo e parakohshme), fëmijë, të rritur, gratë shtatzëna.

Për dush: aplikojeni në lëkurë të lagur dhe shkumë, më pas shpëlajeni dhe thajeni butësisht pa e fërkuar.

Për pastrim në vaskë: shtoni tre pompave të plota gjatë mbushjes së vaskës.

Shpëlahet lehtë. Nuk lë mbetje të rrëshqitshme.

Përbërësit

AQUA/WATER/EAU, GLYCERIN, SODIUM C14-16 OLEFIN SULFONATE, SODIUM LAUROAMPHOACETATE, COCO-BETAINE, NIACINAMIDE, CITRIC ACID, SODIUM OLIVAMPHOACETATE, ALPHA-GLUCAN OLIGOSACCHARIDE, PARFUM (FRAGRANCE), SACCHARIDE ISOMERATE, CAPRYLYL/CAPRYL GLUCOSIDE, SODIUM BENZOATE, POTASSIUM SORBATE, POLYGLYCERYL-3 COCOATE, POLYGLYCERYL-10 LAURATE, GOSSYPIUM HERBACEUM (COTTON) SEED OIL, SODIUM CITRATE