Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
SVR

Themeluar nga Simone dhe Robert Véret mbi idenë se dermatologjia është mbi të gjitha një mënyrë për të përmirësuar pamjen dhe mirëqenien, SVR qëndron pranë jush çdo ditë për t’ju
ndihmuar të ndiheni dhe të dukeni sa më mirë.
Kur lëkura është e ndjeshme apo e brishtë, ndikimi i saj në emocionet dhe përditshmërinë tuaj bëhet i dukshëm. Një ditë e keqe për lëkurën mund t’ju bëjë të ndiheni të pasigurt, ndërsa një lëkurë e shëndetshme ju jep vetëbesim, ju bën të ndiheni më të bukur dhe më të sigurt në veten tuaj.
Përkujdesjet SVR, falë përbërësve aktivë dhe formulave inovative, kontribuojnë realisht në rritjen e vetëbesimit dhe në përmirësimin e mirëqenies suaj.
Prej 64 vitesh, Laboratoire SVR ka një mision të qartë: të ofrojë zgjidhje dermatologjike efikase për lëkurën e ndjeshme, duke përdorur përqendrime të larta të përbërësve aktivë për rezultate të shpejta dhe të dukshme.
Duke qenë se lëkura është një nga rrugët kryesore të ekspozimit ndaj përçarësve endokrinë, që nga viti 2017, Laboratoret SVR i nënshtrojnë produktet e tyre testeve të avancuara mbi mekanizmat estrogjenikë, androgjenikë dhe endokrinë. Këto analiza kryhen nga laboratorë të pavarur të specializuar në këtë fushë. Qëllimi është i qartë: të garantohet siguria maksimale, veçanërisht për përdoruesit më të ndjeshëm, duke përmirësuar ose riformuluar çdo produkt që nuk i përmbush standardet. Edhe pse shkenca vazhdon të evoluojë në kuptimin e përçarësve endokrinë, SVR mbetet e përkushtuar për të ecur përpara me përgjegjësi dhe transparencë, duke ju ofruar informacion të saktë dhe produkte sa më të sigurta dhe inovative për lëkurën tuaj. 

SUN SECURE Photo-Age Fluid SPF 50+

Mbron nga dielli - Redukton rrudhat dhe krijimin e njollave

Çmimi i zakonshëm 3,120.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 3,900.00 Lekë Çmimi i ulur 3,120.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Përkujdesje fluide mbrojtëse nga dielli me SPF 50+, korrigjues dhe parandalues i shenjave të fotoplakjes

Flakon

Përshkrimi

Një fluid i lehtë me një përfundim të padukshëm për të korrigjuar dhe parandaluar shenjat e fotoplakjes çdo ditë.

Sun Secure Photo-Age Fluid SPF50+ kombinon mbrojtje dermatologjike me spektër shumë të lartë dhe të përmirësuar UVA me përbërës aktivë kundër fotoplakjes për të zbutur rrudhat dhe rrudhëzat e imëta, për të korrigjuar njollat ​​e errëta dhe për të forcuar lëkurën.
Formulë pa aromë.
Formuluar për të gjitha llojet e lëkurës që janë të ndjeshme dhe të mbindjeshme ndaj diellit. Efektshmëri e provuar dermatologjikisht pa kompromentuar kënaqësinë e përdorimit.
Jo komedogjene.


Shumë rezistente ndaj ujit dhe ndaj djersës

KOMBINIM FILTRASH

Vite të tëra kërkimesh për të krijuar kombinimin ideal të filtrave që sigurojnë mbrojtje shumë të lartë nga dielli, ndërkohë që respektojnë lëkurën e ndjeshme dhe mjedisin detar. Filtrat e dyshuar si përçarës endokrine, të dëmshëm për ekosistemin detar, dhe ata që dyshohet se janë irritues, janë përjashtuar nga statuti i formulimit të SVR.



MBROJTJE SHUMË E LARTË UVA (PA++++) DHE UVB, KUNDËR DRITËS SË DUKSHME DHE IR
Përtej mbrojtjes nga rrezet UVB, UVA dhe rrezet e gjata UVA,kjo përkujdesje ofron mbrojtje e shtuar kundër efekteve të dëmshme dhe stresit oksidativ të shkaktuar nga drita infra e kuqe dhe e dukshme (përfshirë dritën blu) për të luftuar plakjen e përshpejtuar të lëkurës falë kompleksit të fuqishëm antioksidues (Ekstrakti i Ujit, Vitamina E) dhe Niacinamide.

Përmban:

EKSTRAKTIN E PJEPRIT
I pasur me enzimën antioksiduese të pranishme në mënyrë natyrale në lëkurë, e mbron atë nga dëmtimet e lidhura me ekspozimin në diell dhe ndotjen dhe ndihmon në korrigjimin e njollave të pigmentit.

ACIDIN HIALURONIK ME PESHË TË ULËT MOLEKULARE
Zbut rrudhëzat e imëta dhe rrudhat, mbush dhe hidraton lëkurën.

Përdorimi

Aplikoni përkujdesjen në fytyrë, 30 minuta para ekspozimit në diell.
Përhapeni në mënyrë të barabartë në të gjitha zonat e fytyrës.
Riaplikoni cdo 2 orë.

Përbërësit

AQUA/WATER/EAU, DICAPRYLYL CARBONATE, DIETHYLAMINO HYDROXYBENZOYL HEXYL BENZOATE, SILICA, ISOPROPYL LAUROYL SARCOSINATE, PROPANEDIOL, BIS-ETHYLHEXYLOXYPHENOL METHOXYPHENYL TRIAZINE, COCO-CAPRYLATE/CAPRATE, BEHENETH-25, ETHYLHEXYL TRIAZONE, ACRYLATES/C12-22 ALKYL METHACRYLATE COPOLYMER, GLYCERYL STEARATE CITRATE, DIETHYL HEXYL BUTAMIDO TRIAZONE, NIACINAMIDE, ALKANNA TINCTORIA ROOT EXTRACT, ARGININE, CUCUMIS MELO (MELON) FRUIT EXTRACT, DISODIUM LAURYL SULFOSUCCINATE, HYDROXYPROPYLTRIMONIUM MALTODEXTRIN CROSSPOLYMER, LECITHIN, LEPIDIUM SATIVUM SPROUT EXTRACT, MALTODEXTRIN, SODIUM ACETYLATED HYALURONATE, GLYCERIN, HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL, TOCOPHEROL, 1,2-HEXANEDIOL, CAPRYLYL GLYCOL, CITRIC ACID, HYDROXYETHYL ACRYLATE/SODIUM ACRYLOYLDIMETHYL TAURATE COPOLYMER, PENTYLENE GLYCOL, POLYSORBATE 60, SORBITAN ISOSTEARATE, XANTHAN GUM, COCO-GLUCOSIDE