Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Produkt i ri
SVR

Themeluar nga Simone dhe Robert Véret mbi idenë se dermatologjia është mbi të gjitha një mënyrë për të përmirësuar pamjen dhe mirëqenien, SVR qëndron pranë jush çdo ditë për t’ju
ndihmuar të ndiheni dhe të dukeni sa më mirë.
Kur lëkura është e ndjeshme apo e brishtë, ndikimi i saj në emocionet dhe përditshmërinë tuaj bëhet i dukshëm. Një ditë e keqe për lëkurën mund t’ju bëjë të ndiheni të pasigurt, ndërsa një lëkurë e shëndetshme ju jep vetëbesim, ju bën të ndiheni më të bukur dhe më të sigurt në veten tuaj.
Përkujdesjet SVR, falë përbërësve aktivë dhe formulave inovative, kontribuojnë realisht në rritjen e vetëbesimit dhe në përmirësimin e mirëqenies suaj.
Prej 64 vitesh, Laboratoire SVR ka një mision të qartë: të ofrojë zgjidhje dermatologjike efikase për lëkurën e ndjeshme, duke përdorur përqendrime të larta të përbërësve aktivë për rezultate të shpejta dhe të dukshme.
Duke qenë se lëkura është një nga rrugët kryesore të ekspozimit ndaj përçarësve endokrinë, që nga viti 2017, Laboratoret SVR i nënshtrojnë produktet e tyre testeve të avancuara mbi mekanizmat estrogjenikë, androgjenikë dhe endokrinë. Këto analiza kryhen nga laboratorë të pavarur të specializuar në këtë fushë. Qëllimi është i qartë: të garantohet siguria maksimale, veçanërisht për përdoruesit më të ndjeshëm, duke përmirësuar ose riformuluar çdo produkt që nuk i përmbush standardet. Edhe pse shkenca vazhdon të evoluojë në kuptimin e përçarësve endokrinë, SVR mbetet e përkushtuar për të ecur përpara me përgjegjësi dhe transparencë, duke ju ofruar informacion të saktë dhe produkte sa më të sigurta dhe inovative për lëkurën tuaj. 

Svr Sun Secure GLOW Sun Water SPF50+

Mbron - Zbukuron - Sublimon

Çmimi i zakonshëm 2,480.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 3,100.00 Lekë Çmimi i ulur 2,480.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Përkujdesje mbrojtëse nga dielli SPF 50+, zbukuruese dhe sublimuese e pamjes së lëkurës

flakon

Përshkrimi

SVR Sun Secure GLOW sun Water SPF50+ 100 ml  është një përkujdesje mbrojtëse nga dielli me grimca të arta shkëlqimdhënëse, e krijuar për ata që kërkojnë mbrojtje të plotë nga dielli me një prekje elegance.

Përkujdesja mbrojtëse nga dielli ikonike e SVR , ultra i lehtë dhe i freskët, që ofron mbrojtje shumë të lartë dermatologjike, tani është i disponueshëm edhe në këtë version të ri me shkëlqim.

Kjo perkujdesje  mbrojtese nga dielli inovative është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës dhe ofron një shtresë të lehtë shkelqimi, pa peshë, që përthithet lehtësisht pa lënë mbetje. Tekstura e tij si ujë dhe freskuese siguron një aplikim të lehtë dhe jo të yndyrshëm, ideal për përdorim të përditshëm, si nën make-up ashtu edhe më vete.

I pasuruar me një aromë të lehtë dhe të këndshme verore, ai e shndërron rutinën e mbrojtjes nga dielli në një përvojë më luksoze.

Falë vetive hidratuese, lëkura ndihet menjëherë e freskët dhe e hidratuar, duke ruajtur shkëlqimin gjatë gjithë ditës.

- MBROJTJE SHUMË E LARTË UVA DHE UVB: Sun Secure Filter Complex - falë një kombinimi të patentuar prej 4 filtrash organikë fotostabël, të cilët krijojnë një barrierë fizike në sipërfaqen e lëkurës. Ndihmojnë në parandalimin e shfaqjes së njollave kafe, përfshirë melasmën.

- EKSTRAKT LEPIDIUM SATIVUM + VITAMINË E + NIACINAMIDE:
kompleks anti-oksidues që ndihmon në riparimin e dëmtimeve qelizore të shkaktuara nga ekspozimi në diell.

- 100% Grimca Natyrale Perle te Arta Dhe Bronzi: i japin lëkurës një efekt të menjëhershëm shkëlqimi sateni, pa vija dhe pa njolla, duke zbukuruar të gjitha tonet e lëkurës.

Përdorimi

Tundeni para aplikimit. Spërkateni në duar para se ta aplikoni në fytyrë. Shmangni kontaktin me sytë. Aplikohet në  të gjitha zonat e fytyrës dhe trupit të ekspozuara ndaj diellit. Riaplikojeni shpesh, para çdo ekspozimi në diell dhe gjatë ekspozimit të zgjatur.

Përbërësit

AQUA/WATER/EAU, DICAPRYLYL CARBONATE, COCO-
CAPRYLATE/CAPRATE, DIETHYLAMINO HYDROXYBENZOYL HEXYL BENZOATE, BIS-
ETHYLHEXYLOXYPHENOL METHOXYPHENYL TRIAZINE, DICAPRYLYL ETHER,
DIISOPROPYL ADIPATE, ETHYLHEXYL TRIAZONE, MICA, HEXYLENE GLYCOL,
NIACINAMIDE, SODIUM CHLORIDE, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, CI 77891
(TITANIUM DIOXIDE), HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL,
PARFUM/FRAGRANCE, MICROCRYSTALLINE CELLULOSE, SODIUM BENZOATE, CI
77491 (IRON OXIDES), POTASSIUM SORBATE, TOCOPHEROL, CALCIUM SODIUM
BOROSILICATE, CELLULOSE GUM, GLYCINE SOJA (SOYBEAN) OIL, CITRIC ACID,
MAGNESIUM STEARATE, BIXA ORELLANA SEED EXTRACT, LEPIDIUM SATIVUM
SPROUT EXTRACT, COCO-BETAINE, TIN OXIDE.