Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
SVR

Themeluar nga Simone dhe Robert Véret mbi idenë se dermatologjia është mbi të gjitha një mënyrë për të përmirësuar pamjen dhe mirëqenien, SVR qëndron pranë jush çdo ditë për t’ju
ndihmuar të ndiheni dhe të dukeni sa më mirë.
Kur lëkura është e ndjeshme apo e brishtë, ndikimi i saj në emocionet dhe përditshmërinë tuaj bëhet i dukshëm. Një ditë e keqe për lëkurën mund t’ju bëjë të ndiheni të pasigurt, ndërsa një lëkurë e shëndetshme ju jep vetëbesim, ju bën të ndiheni më të bukur dhe më të sigurt në veten tuaj.
Përkujdesjet SVR, falë përbërësve aktivë dhe formulave inovative, kontribuojnë realisht në rritjen e vetëbesimit dhe në përmirësimin e mirëqenies suaj.
Prej 64 vitesh, Laboratoire SVR ka një mision të qartë: të ofrojë zgjidhje dermatologjike efikase për lëkurën e ndjeshme, duke përdorur përqendrime të larta të përbërësve aktivë për rezultate të shpejta dhe të dukshme.
Duke qenë se lëkura është një nga rrugët kryesore të ekspozimit ndaj përçarësve endokrinë, që nga viti 2017, Laboratoret SVR i nënshtrojnë produktet e tyre testeve të avancuara mbi mekanizmat estrogjenikë, androgjenikë dhe endokrinë. Këto analiza kryhen nga laboratorë të pavarur të specializuar në këtë fushë. Qëllimi është i qartë: të garantohet siguria maksimale, veçanërisht për përdoruesit më të ndjeshëm, duke përmirësuar ose riformuluar çdo produkt që nuk i përmbush standardet. Edhe pse shkenca vazhdon të evoluojë në kuptimin e përçarësve endokrinë, SVR mbetet e përkushtuar për të ecur përpara me përgjegjësi dhe transparencë, duke ju ofruar informacion të saktë dhe produkte sa më të sigurta dhe inovative për lëkurën tuaj. 

SUN SECURE Fluid SPF 50+

Mbron nga dielli - Hidraton

Çmimi i zakonshëm 2,320.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 2,900.00 Lekë Çmimi i ulur 2,320.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Fluid me faktor të lartë mbrojtës SPF 50+ për lëkurën normale në mikse

Tubet

Përshkrimi

Një përkujdesje mbrojtëse nga dielli me një kombinim të fuqishëm përbërësish, duke përfshirë Sun Secure - kombinim të patentuar të 4 filtrave mbrojtës nga dielli, të qëndrueshëm, jo vetëm që ofron mbrojtje shumë të lartë kundër rrezeve UVA dhe UVB, por gjithashtu mbron nga rrezet infra të kuqe dhe drita e dukshme.

Përveç kompleksit fotombrojtës Sun Secure permban dhe një kompleksi të fuqishëm antioksidantësh (ekstrakt Lepidium Sativum + vitaminë E +niacinamide) për të luftuar plakjen e përshpejtuar të lëkurës.
Tekstura e lehtë fluide është veçanërisht e përshtatshme për lëkurën normale në mikse.

Depërton në lëkurë menjëherë, duke lënë një përfundim jo të yndyrshëm dhe jo ngjitës.

Aroma delikate verore do t'ju bëjë të dëshironi ta riaplikoni sërish e sërish!


Formulimet SVR nuk përmbajnë filtra që dyshohet se janë përçarës ose irritues endokrine ose që janë të dëmshëm për ekosistemin detar.
Rezistent ndaj ujit,ndaj djersës dhe ndaj fërkimit.

Përdorimi

Aplikojeni në fytyrë në mënyrë të njëtrajtshme dhe në doza të bollshme në mëngjes ose 30 minuta para ekspozimit në diell.
Përsëriteni shpesh, veçanërisht pas djersitjes, notit ose tharjes me peshqir, në mënyrë që të ruani nivele të larta mbrojtjeje.
Shmangni ekspozimin në diell në mesditë.

Përbërësit

AQUA/WATER/EAU, SILICA, DIISOPROPYL ADIPATE, DIETHYLAMINO HYDROXYBENZOYL HEXYL BENZOATE, ETHYLHEXYL TRIAZONE, BEHENETH-25, BIS-ETHYLHEXYLOXYPHENOL METHOXYPHENYL TRIAZINE, C12-15 ALKYL BENZOATE, C15-19 ALKANE, DIETHYLHEXYL BUTAMIDO TRIAZONE, GLYCERYL STEARATE CITRATE, ISONONYL ISONONANOATE, ACRYLATES/C12-22 ALKYL METHACRYLATE COPOLYMER, POLYESTER-7, NIACINAMIDE, PENTYLENE GLYCOL, NEOPENTYL GLYCOL DIHEPTANOATE, TOCOPHERYL ACETATE, PARFUM (FRAGRANCE), 1,2-HEXANEDIOL, CAPRYLYL GLYCOL, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, ARGININE, COCO-GLUCOSIDE, TOCOPHEROL, XANTHAN GUM, CITRIC ACID, GLYCINE SOJA (SOYBEAN) OIL, DISODIUM LAURYL SULFOSUCCINATE, LEPIDIUM SATIVUM SPROUT EXTRACT