Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Produkt i ri
SVR

Themeluar nga Simone dhe Robert Véret mbi idenë se dermatologjia është mbi të gjitha një mënyrë për të përmirësuar pamjen dhe mirëqenien, SVR qëndron pranë jush çdo ditë për t’ju
ndihmuar të ndiheni dhe të dukeni sa më mirë.
Kur lëkura është e ndjeshme apo e brishtë, ndikimi i saj në emocionet dhe përditshmërinë tuaj bëhet i dukshëm. Një ditë e keqe për lëkurën mund t’ju bëjë të ndiheni të pasigurt, ndërsa një lëkurë e shëndetshme ju jep vetëbesim, ju bën të ndiheni më të bukur dhe më të sigurt në veten tuaj.
Përkujdesjet SVR, falë përbërësve aktivë dhe formulave inovative, kontribuojnë realisht në rritjen e vetëbesimit dhe në përmirësimin e mirëqenies suaj.
Prej 64 vitesh, Laboratoire SVR ka një mision të qartë: të ofrojë zgjidhje dermatologjike efikase për lëkurën e ndjeshme, duke përdorur përqendrime të larta të përbërësve aktivë për rezultate të shpejta dhe të dukshme.
Duke qenë se lëkura është një nga rrugët kryesore të ekspozimit ndaj përçarësve endokrinë, që nga viti 2017, Laboratoret SVR i nënshtrojnë produktet e tyre testeve të avancuara mbi mekanizmat estrogjenikë, androgjenikë dhe endokrinë. Këto analiza kryhen nga laboratorë të pavarur të specializuar në këtë fushë. Qëllimi është i qartë: të garantohet siguria maksimale, veçanërisht për përdoruesit më të ndjeshëm, duke përmirësuar ose riformuluar çdo produkt që nuk i përmbush standardet. Edhe pse shkenca vazhdon të evoluojë në kuptimin e përçarësve endokrinë, SVR mbetet e përkushtuar për të ecur përpara me përgjegjësi dhe transparencë, duke ju ofruar informacion të saktë dhe produkte sa më të sigurta dhe inovative për lëkurën tuaj. 

SVR SUN SECURE Aqua Fluide SPF50+

Mbron nga dielli dhe fotoplakja

Çmimi i zakonshëm 2,400.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 3,000.00 Lekë Çmimi i ulur 2,400.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Përkujdesje ultra-fluide që siguron mbrojtje shumë të  lartë UVA/UVB (PA++++) -për të gjitha llojet e lëkurave të ndjeshme dhe tepër të ndjeshme ndaj diellit

flakon

Përshkrimi

Falë teksturës së saj ultra të lëngshme, SUN SECURE Aqua Fluide SPF50+ përthithet shpejt duke dhënë një ndjesi të menjëhershme “lëkurë e pastër” dhe një përfundim të padukshëm.

Mbrojtje e lartë, pa kompromis: ndihet si asgjë, mbron nga gjithçka!

Nga mosha 3 vjeçare, të rritur
I përshtatshëm edhe për gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë me gji.

Efikasiteti i testuar dermatologjikisht. Jo-komedogjenik.

Përfitimet kryesore:

• Mbrojtje shumë e lartë UVA/UVB (PA++++)
• Mbron nga drita e dukshme, infra te kuqe dhe stresi oksidativ
• Përfundim ultra i lehtë dhe i padukshëm, “si lëkurë e zhveshur”
• Rezistent ndaj djersës dhe fërkimit për përdorim të përditshëm
• I përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme, jo-komedogjenik

•  Efikasiteti i testuar dermatologjikisht. 

Përbërës aktivë:

Sun Secure Filter Complex:
Kombinon 4 filtra fotostabël për mbrojtje me spektër të gjerë UV dhe tolerancë të lartë.

Niacinamide:
Forcon barrierën e lëkurës, qetëson dhe ndihmon në parandalimin e plakjes nga dielli.

Vitaminë E:
Ofron mbrojtje anti-oksiduese kundër radikaleve të lira.

Ekstrakt LEPIDIUM SATIVUM:
Ndihmon në mbrojtjen ndaj stresit oksidativ, nga ndotja dhe ekspozimi ndaj dritës.

Me një aromë të lehtë dhe të këndshme, ndërsa formati i saj praktik e bën të lehtë për ta marrë me vete kudo që shkoni.

Përdorimi


Ideale për përdorim të përditshëm. Nuk lë mbetje të yndyrshme, duke shërbyer si një bazë perfekte dhe e padukshme për make-up.

Tundeni flakonin dhe aplikojeni me bujari në mëngjes. Shpërndajeni në mënyrë të barabartë në të gjitha zonat e fytyrës dhe dekoltesë. Shmangni kontaktin me sytë

Përbërësit

AQUA/WATER/EAU, DICAPRYLYL CARBONATE, DIETHYLAMINO HYDROXYBENZOYL HEXYL BENZOATE, SILICA, CAPRYLYL METHICONE, ETHYLHEXYL TRIAZONE, DIISOPROPYL ADIPATE, BIS-ETHYLHEXYLOXYPHENOL METHOXYPHENYL TRIAZINE, DIETHYLHEXYL BUTAMIDO TRIAZONE, ISOPROPYL LAUROYL SARCOSINATE, BEHENETH-25, PROPANEDIOL, PENTYLENE GLYCOL, ACRYLATES/C12-22 ALKYL METHACRYLATE COPOLYMER, NIACINAMIDE, CETEARYL ALCOHOL, COCO-GLUCOSIDE, PARFUM/FRAGRANCE, 1,2-HEXANEDIOL, CAPRYLYL GLYCOL, GLYCERIN, ARGININE, BENTONITE, MALTODEXTRIN, CITRIC ACID, TOCOPHEROL, XANTHAN GUM, DISODIUM LAURYL SULFOSUCCINATE, EPILOBIUM ANGUSTIFOLIUM FLOWER/LEAF/STEM EXTRACT, HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL, LECITHIN, LEPIDIUM SATIVUM SPROUT EXTRACT.