Themeluar nga Simone dhe Robert Véret mbi idenë se dermatologjia është mbi të gjitha një mënyrë për të përmirësuar pamjen dhe mirëqenien, SVR qëndron pranë jush çdo ditë për t’ju
ndihmuar të ndiheni dhe të dukeni sa më mirë.
Kur lëkura është e ndjeshme apo e brishtë, ndikimi i saj në emocionet dhe përditshmërinë tuaj bëhet i dukshëm. Një ditë e keqe për lëkurën mund t’ju bëjë të ndiheni të pasigurt, ndërsa një lëkurë e shëndetshme ju jep vetëbesim, ju bën të ndiheni më të bukur dhe më të sigurt në veten tuaj. Përkujdesjet SVR, falë përbërësve aktivë dhe formulave inovative, kontribuojnë realisht në rritjen e vetëbesimit dhe në përmirësimin e mirëqenies suaj.
Prej 64 vitesh, Laboratoire SVR ka një mision të qartë: të ofrojë zgjidhje dermatologjike efikase për lëkurën e ndjeshme, duke përdorur përqendrime të larta të përbërësve aktivë për rezultate të shpejta dhe të dukshme.
Duke qenë se lëkura është një nga rrugët kryesore të ekspozimit ndaj përçarësve endokrinë, që nga viti 2017, Laboratoret SVR i nënshtrojnë produktet e tyre testeve të avancuara mbi mekanizmat estrogjenikë, androgjenikë dhe endokrinë. Këto analiza kryhen nga laboratorë të pavarur të specializuar në këtë fushë. Qëllimi është i qartë: të garantohet siguria maksimale, veçanërisht për përdoruesit më të ndjeshëm, duke përmirësuar ose riformuluar çdo produkt që nuk i përmbush standardet. Edhe pse shkenca vazhdon të evoluojë në kuptimin e përçarësve endokrinë, SVR mbetet e përkushtuar për të ecur përpara me përgjegjësi dhe transparencë, duke ju ofruar informacion të saktë dhe produkte sa më të sigurta dhe inovative për lëkurën tuaj.
SENSIFINE AR Cleansing Micellar Water
Çmimi i zakonshëm
1,400.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm
1,750.00 Lekë
Çmimi i ulur
1,400.00 Lekë
Çmimi për njësi/ për
Në ofertë
Shitur
Ujë micelar pastrues, qetësues i skuqjeve, për lëkurat hiper të ndjeshme dhe me rosacea
Nuk mund të ngarkohet disponueshmëria e marrjes në dyqan
Përshkrimi
Një ujë micellar i freskët i pasuruar me agjentë hidratues dhe Niacinamide qetësues për pastrim dhe demakijiazh të butë!
Largon makijazhin nga fytyra, sytë dhe buzët dhe është i përshtatshëm edhe për lëkurën më të ndjeshme.
Pa alkool.
Pa parfum.
Testuar për përçarësit endokrinë.
Përdorimi
Lagni një tampon pambuku me ujin micelar dhe vendoseni në zonat që vuajnë nga skuqja për disa sekonda që të ftohen. Më pas fshini butësisht lëkurën për të larguar makijazhin dhe papastërtitë.