Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
SVR

Themeluar nga Simone dhe Robert Véret mbi idenë se dermatologjia është mbi të gjitha një mënyrë për të përmirësuar pamjen dhe mirëqenien, SVR qëndron pranë jush çdo ditë për t’ju
ndihmuar të ndiheni dhe të dukeni sa më mirë.
Kur lëkura është e ndjeshme apo e brishtë, ndikimi i saj në emocionet dhe përditshmërinë tuaj bëhet i dukshëm. Një ditë e keqe për lëkurën mund t’ju bëjë të ndiheni të pasigurt, ndërsa një lëkurë e shëndetshme ju jep vetëbesim, ju bën të ndiheni më të bukur dhe më të sigurt në veten tuaj.
Përkujdesjet SVR, falë përbërësve aktivë dhe formulave inovative, kontribuojnë realisht në rritjen e vetëbesimit dhe në përmirësimin e mirëqenies suaj.
Prej 64 vitesh, Laboratoire SVR ka një mision të qartë: të ofrojë zgjidhje dermatologjike efikase për lëkurën e ndjeshme, duke përdorur përqendrime të larta të përbërësve aktivë për rezultate të shpejta dhe të dukshme.
Duke qenë se lëkura është një nga rrugët kryesore të ekspozimit ndaj përçarësve endokrinë, që nga viti 2017, Laboratoret SVR i nënshtrojnë produktet e tyre testeve të avancuara mbi mekanizmat estrogjenikë, androgjenikë dhe endokrinë. Këto analiza kryhen nga laboratorë të pavarur të specializuar në këtë fushë. Qëllimi është i qartë: të garantohet siguria maksimale, veçanërisht për përdoruesit më të ndjeshëm, duke përmirësuar ose riformuluar çdo produkt që nuk i përmbush standardet. Edhe pse shkenca vazhdon të evoluojë në kuptimin e përçarësve endokrinë, SVR mbetet e përkushtuar për të ecur përpara me përgjegjësi dhe transparencë, duke ju ofruar informacion të saktë dhe produkte sa më të sigurta dhe inovative për lëkurën tuaj. 

SENSIFINE Aqua-gel Soothing Care

Hidraton - Qetëson lëkurat tepër të ndjeshme

Çmimi i zakonshëm 2,360.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 2,950.00 Lekë Çmimi i ulur 2,360.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Xhel ujor hidratues, qetësues, për lëkura tepër të ndjeshme normale në mikse, polialergjike


Flakon

Përshkrimi

SVR ka krijuar këtë xhel minimalist të formuluar me vetëm 8 përbërës dhe 97% përbërës me origjinë natyrale, të gjithë të zgjedhur me përpikëri për të qetësuar dhe hidratuar lëkurat e dehidratuara hiper të ndjeshme dhe alergjike.

Përkujdesje e pakrahasueshme për komfortin qe sjell dhe
kenaqesine me transparence te plote.

Tekstura e tij xhel ultra i freskët, e pasur me aloe vera e ngop lëkurën me lagështi duke i dhuruar ndjesi rehatie të menjëhershme dhe hidratim për 12 orë.


SENSIFINE Aqua-Gel është një kombinim i Panthenol dhe xhelit 30% Aloe Vera për një efekt të shtuar qetësues dhe hidratues, pa kompromentuar tolerancën ,natyralitetin dhe sensorialitetin.

Një formulë ultra-minimaliste me vetëm 8 përbërës thelbësorë :

- Uji i purifikuar: ngop lëkurën me ujë
- Glicerinë: zbut lëkurën dhe e hidraton menjëherë
- 1.2 Hexanediol: lagështues, nxit qetësimin e lëkurës
- Aloe Vera: lëngu i saj me origjinë natyrale qetëson, hidraton lëkurën
- Panthenol: përbërës aktiv thelbësor i formulimit, qetëson dhe ruan barrierën e lëkurës
- Akrilat: agjent xhelifikues për një teksturë të freskët
- Glikoli kaprilik: lagështues që ofron butësi, elasticitet në lëkurë
- Hidroksidi i natriumit: rregullues i pH për të respektuar lëkurën

Përbëhet nga 97% përbërës me origjinë natyrale.


Efikasitet i testuar nën kontrollin dermatologjik në lëkurën e mbindjeshme dhe polialergjike.
- Pa aromë.
- pH fiziologjik.
- Formulë hipoalergjike.
- Jo komodegjenike.


Tekstura e pastër, e përthithur shpejt, shkrihet menjëherë në lëkurë për të siguruar një bazë të shkëlqyer makijazhi.

Një produkt që qetëson lëkurën e mbindjeshme si dhe kujdeset për planetin, me paketim plastik të reduktuar.

Cilësitë dhe karakteristikat mjedisore: Ambalazhe të riciklueshme. Përmban të paktën 16% material të ricikluar.

Përdorimi

Aplikojeni në mëngjes dhe në mbrëmje në të gjithë fytyrën dhe dekoltenë e pastër dhe të thatë.

Përbërësit

AQUA/WATER/EAU, GLYCERIN, 1,2-HEXANEDIOL, ALOE BARBADENSIS LEAF JUICE POWDER, PANTHENOL, ACRYLATES/C10-30 ALKYL ACRYLATE CROSSPOLYMER, CAPRYLYL GLYCOL, SODIUM HYDROXIDE