Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
SVR

Themeluar nga Simone dhe Robert Véret mbi idenë se dermatologjia është mbi të gjitha një mënyrë për të përmirësuar pamjen dhe mirëqenien, SVR qëndron pranë jush çdo ditë për t’ju
ndihmuar të ndiheni dhe të dukeni sa më mirë.
Kur lëkura është e ndjeshme apo e brishtë, ndikimi i saj në emocionet dhe përditshmërinë tuaj bëhet i dukshëm. Një ditë e keqe për lëkurën mund t’ju bëjë të ndiheni të pasigurt, ndërsa një lëkurë e shëndetshme ju jep vetëbesim, ju bën të ndiheni më të bukur dhe më të sigurt në veten tuaj.
Përkujdesjet SVR, falë përbërësve aktivë dhe formulave inovative, kontribuojnë realisht në rritjen e vetëbesimit dhe në përmirësimin e mirëqenies suaj.
Prej 64 vitesh, Laboratoire SVR ka një mision të qartë: të ofrojë zgjidhje dermatologjike efikase për lëkurën e ndjeshme, duke përdorur përqendrime të larta të përbërësve aktivë për rezultate të shpejta dhe të dukshme.
Duke qenë se lëkura është një nga rrugët kryesore të ekspozimit ndaj përçarësve endokrinë, që nga viti 2017, Laboratoret SVR i nënshtrojnë produktet e tyre testeve të avancuara mbi mekanizmat estrogjenikë, androgjenikë dhe endokrinë. Këto analiza kryhen nga laboratorë të pavarur të specializuar në këtë fushë. Qëllimi është i qartë: të garantohet siguria maksimale, veçanërisht për përdoruesit më të ndjeshëm, duke përmirësuar ose riformuluar çdo produkt që nuk i përmbush standardet. Edhe pse shkenca vazhdon të evoluojë në kuptimin e përçarësve endokrinë, SVR mbetet e përkushtuar për të ecur përpara me përgjegjësi dhe transparencë, duke ju ofruar informacion të saktë dhe produkte sa më të sigurta dhe inovative për lëkurën tuaj. 

SEBIACLEAR SERUM Global Corrector

Çmimi i zakonshëm 2,960.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 3,700.00 Lekë Çmimi i ulur 2,960.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Korrigjues global për aknet adulte , njollat, shenjat e lëna nga aknet dhe rrudhat për lëkurë me tendence akneike

Flakon

Përshkrimi

Serum ideal për aknet adulte,jo vetëm që rregullon prodhimin e sebumit dhe parandalon papërsosmëritë, por gjithashtu ndihmon në reduktimin e shenjave të akneve dhe luftimin e shenjave të moshës.
Përmban 28% aktivë dermatologjikë dhe ofron rezultate vetëm pas shtatë ditësh përdorimi.
Me përbërës kundër moshës, antioksidantë dhe kundër njollave, ai vepron në shumë drejtime në lëkurë:
-rregullon prodhimin e sebumit
-redukton papërsosmëritë
-zbeh he eliminon shenjat e akneve
-minimizon pamjen e poreve të zmadhuara
-njëtrajtëson relievin e lëkurës
-zvogëlon shfaqjen e rrudhave të holla dhe rrudhave më të theksuara
-mbron çdo ditë lëkurën nga radikalet e lira.

Me një teksturë të lehtë, ky serum gjithashtu hidraton lëkurën deri në tetë orë dhe e matifikon.
Lëkura bëhet më e lëmuar, me më pak njolla dhe shenja aknesh më pak të dukshme. Pas shtatë ditësh përdorimi, 84% e përdoruesve deklaruan se poret e zmadhuara u reduktuan, 80% vunë re se lëkura u matifikua në çast dhe 75% deklaruan se relievi i lëkurës ishte i lëmuar.

Përbërësit aktivë kryesorë:
•Një dyshe e fuqishme aktive kundër papersosmerive
GLUCONOLACTONE 14% + NIACINAMID 4%: veprim kundër njollave (njolla, pika të zeza, shenja të mbetura) për rregullimin e sebumit të tepërt dhe shtrëngimin e poreve

• Kompleks aktiv kundër moshës
Retinol-like (Aroleat samphira përbërës bimor që vepron si retinol) + ACIDI HIALURONIK: lufton shenjat e moshës, nxit prodhimin e kolagjenit,mbron dhe lëmon lëkurën,redukton rrudhat

• Mburojë kundër ndotjes
ANTIOKSIDANT BIMOR + SHEQER KUNDËR NDOTJES: mbron lëkurën nga agresionet e jashtme për të kufizuar shpërthimet e mëtejshme. Tekstura e pastër, e përthithur shpejt, shkrihet menjëherë në lëkurë për të siguruar një bazë të shkëlqyer makijazhi.

Përdorimi

Aplikohet si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje në lëkurë të pastër dhe të thatë më parë.
Masazhojeni lehtë derisa të përthithet plotësisht.
Të shmanget zona e konturit të syve.

Përbërësit

AQUA/WATER/EAU, GLUCONOLACTONE, METHYL METHACRYLATE CROSSPOLYMER, DICAPRYLYL CARBONATE, NIACINAMIDE, PROPANEDIOL, SODIUM HYDROXIDE, DIMETHICONE,GLYCERIN, BIOSACCHARIDE GUM-4, CAMELLIA JAPONICA FLOWER EXTRACT, CETEARYL DIMETHICONE CROSSPOLYMER, CRITHMUM MARITIMUM EXTRACT, PENTAERYTHRITYL TETRA-DI-T-BUTYL HYDROXYHYDROCINNAMATE, SCLEROTIUM GUM, SALICYLIC ACID, SODIUM HYALURONATE, TOCOPHEROL,1,2-HEXANEDIOL, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, CETEARYL ALCOHOL, GLYCERYL STEARATE, HYDROGENATED VEGETABLE OIL, PEG-100 STEARATE, COCO-GLUCOSIDE, PARFUM (FRAGRANCE)