Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
SVR

Themeluar nga Simone dhe Robert Véret mbi idenë se dermatologjia është mbi të gjitha një mënyrë për të përmirësuar pamjen dhe mirëqenien, SVR qëndron pranë jush çdo ditë për t’ju
ndihmuar të ndiheni dhe të dukeni sa më mirë.
Kur lëkura është e ndjeshme apo e brishtë, ndikimi i saj në emocionet dhe përditshmërinë tuaj bëhet i dukshëm. Një ditë e keqe për lëkurën mund t’ju bëjë të ndiheni të pasigurt, ndërsa një lëkurë e shëndetshme ju jep vetëbesim, ju bën të ndiheni më të bukur dhe më të sigurt në veten tuaj.
Përkujdesjet SVR, falë përbërësve aktivë dhe formulave inovative, kontribuojnë realisht në rritjen e vetëbesimit dhe në përmirësimin e mirëqenies suaj.
Prej 64 vitesh, Laboratoire SVR ka një mision të qartë: të ofrojë zgjidhje dermatologjike efikase për lëkurën e ndjeshme, duke përdorur përqendrime të larta të përbërësve aktivë për rezultate të shpejta dhe të dukshme.
Duke qenë se lëkura është një nga rrugët kryesore të ekspozimit ndaj përçarësve endokrinë, që nga viti 2017, Laboratoret SVR i nënshtrojnë produktet e tyre testeve të avancuara mbi mekanizmat estrogjenikë, androgjenikë dhe endokrinë. Këto analiza kryhen nga laboratorë të pavarur të specializuar në këtë fushë. Qëllimi është i qartë: të garantohet siguria maksimale, veçanërisht për përdoruesit më të ndjeshëm, duke përmirësuar ose riformuluar çdo produkt që nuk i përmbush standardet. Edhe pse shkenca vazhdon të evoluojë në kuptimin e përçarësve endokrinë, SVR mbetet e përkushtuar për të ecur përpara me përgjegjësi dhe transparencë, duke ju ofruar informacion të saktë dhe produkte sa më të sigurta dhe inovative për lëkurën tuaj. 

SEBIACLEAR Cream SPF 50+

Mbron nga dielli - Redukton imperfeksionet - Redukton hiperprodhimin e sebumit

Çmimi i zakonshëm 2,160.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 2,700.00 Lekë Çmimi i ulur 2,160.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Përkujdesje mbrojtëse nga dielli me SPF 50+, matifikuese dhe anti - akne

Tubet

Përshkrimi

SEBIACLEAR SPF 50+ mbron dhe korrigjon lëkurën e yndyrshme me imperfeksione. Me veprim matifikues, parandalon efektin e rikthimit të akneve, lidhur me ekspozimin ndaj rrezeve ultravjollcë për të shmangur papërsosmëritë dhe shenjat.

I formuluar për të qenë gjithnjë e më i respektueshëm për lëkurën dhe planetin:

- Patenta SVR Sun Secure: 4 vjet kërkime për të krijuar kombinimin ideal të filtrave që ofron mbrojtje dermatologjike shumë të lartë UVB + UVA + DRITA E DUKSHME + INFRARED duke respektuar mjedisin detar.
-Niacinamide 4% + acid salicilik: kombinim i cili rregullon prodhimin e sebumit, kufizon përhapjen e baktereve, redukton papërsosmëritë dhe njëtrajtëson relievin e lëkurës.


Efikasiteti në lëkurë akneike pas 8 orësh:

-37% më pak sebum i prodhuar

Rezultatet e matura pas 28 ditësh:

- Redukton pikat e zeza
- Redukton shkëlqimin

Tekstura hidratuese 8-orëshe depërton shumë lehtë dhe matifikon lëkurën tuaj për një përdorim ideal si perkujdesje e përditshme.

Përdorimi

Aplikohet në mëngjes dhe para ekspozimit në diell në fytyrë, qafë dhe dekolte. Përsëritet aplikimi çdo 2 orë.

Përbërësit

AQUA/WATER/EAU, SILICA, DIETHYLAMINO HYDROXYBENZOYL HEXYL BENZOATE, DIISOPROPYL ADIPATE, ETHYLHEXYL TRIAZONE, BEHENETH-25, ISONONYL ISONONANOATE, NIACINAMIDE, BIS-ETHYLHEXYLOXYPHENOL METHOXYPHENYL TRIAZINE, GLYCERIN, C12-15 ALKYL BENZOATE, C15-19 ALKANE, DIETHYLHEXYL BUTAMIDO TRIAZONE, GLYCERYL STEARATE CITRATE, ACRYLATES/C12-22 ALKYL METHACRYLATE COPOLYMER, PENTYLENE GLYCOL, BUTYLENE GLYCOL, SALICYLIC ACID, 1,2-HEXANEDIOL, CAPRYLYL GLYCOL, PARFUM (FRAGRANCE), ARGININE, COCO-GLUCOSIDE, XANTHAN GUM, TOCOPHEROL, SODIUM HYDROXIDE, DISODIUM LAURYL SULFOSUCCINATE, GLYCINE SOJA (SOYBEAN) OIL, LECITHIN, SARCOSINE, LEPIDIUM SATIVUM SPROUT EXTRACT