Themeluar nga Simone dhe Robert Véret mbi idenë se dermatologjia është mbi të gjitha një mënyrë për të përmirësuar pamjen dhe mirëqenien, SVR qëndron pranë jush çdo ditë për t’ju
ndihmuar të ndiheni dhe të dukeni sa më mirë.
Kur lëkura është e ndjeshme apo e brishtë, ndikimi i saj në emocionet dhe përditshmërinë tuaj bëhet i dukshëm. Një ditë e keqe për lëkurën mund t’ju bëjë të ndiheni të pasigurt, ndërsa një lëkurë e shëndetshme ju jep vetëbesim, ju bën të ndiheni më të bukur dhe më të sigurt në veten tuaj. Përkujdesjet SVR, falë përbërësve aktivë dhe formulave inovative, kontribuojnë realisht në rritjen e vetëbesimit dhe në përmirësimin e mirëqenies suaj.
Prej 64 vitesh, Laboratoire SVR ka një mision të qartë: të ofrojë zgjidhje dermatologjike efikase për lëkurën e ndjeshme, duke përdorur përqendrime të larta të përbërësve aktivë për rezultate të shpejta dhe të dukshme.
Duke qenë se lëkura është një nga rrugët kryesore të ekspozimit ndaj përçarësve endokrinë, që nga viti 2017, Laboratoret SVR i nënshtrojnë produktet e tyre testeve të avancuara mbi mekanizmat estrogjenikë, androgjenikë dhe endokrinë. Këto analiza kryhen nga laboratorë të pavarur të specializuar në këtë fushë. Qëllimi është i qartë: të garantohet siguria maksimale, veçanërisht për përdoruesit më të ndjeshëm, duke përmirësuar ose riformuluar çdo produkt që nuk i përmbush standardet. Edhe pse shkenca vazhdon të evoluojë në kuptimin e përçarësve endokrinë, SVR mbetet e përkushtuar për të ecur përpara me përgjegjësi dhe transparencë, duke ju ofruar informacion të saktë dhe produkte sa më të sigurta dhe inovative për lëkurën tuaj.
SEBIACLEAR CICAPEEL Targeted Active Gel
Redukton imperfeksionet lokalisht
Çmimi i zakonshëm
2,000.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm
2,500.00 Lekë
Çmimi i ulur
2,000.00 Lekë
Çmimi për njësi/ për
Në ofertë
Shitur
Xhel përtharës intensiv lokal që redukton aknet dhe pikat e zeza, me veprim 24-orësh
Nuk mund të ngarkohet disponueshmëria e marrjes në dyqan
Përshkrimi
Është irrituese kur një akne shfaqet në momentin e gabuar por Sebiaclear Cicapeel që targeton ntensivisht aknet do t'ju vijë në shpëtim!
Ky xhel aktiv perthan dhe eliminon aknet dhe pikat e zeza në kohë rekord duke parandaluar formimin e shenjave.
Tekstura e tij e padukshme në trajtë xheli vazhdon të funksionojë gjatë gjithë ditës falë dy përbërësve aktivë dermatologjikë super të përqendruar:
- 14% glukonolakton, një përbërës me prejardhje natyrale me veti keratolitike dhe acidi salicilik, që eksfolion butësisht lëkurën.
Përdorimi
Aplikim lokal dy ose më shumë herë në ditë. Mund të aplikohet nën make-up.