Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
SVR

Themeluar nga Simone dhe Robert Véret mbi idenë se dermatologjia është mbi të gjitha një mënyrë për të përmirësuar pamjen dhe mirëqenien, SVR qëndron pranë jush çdo ditë për t’ju
ndihmuar të ndiheni dhe të dukeni sa më mirë.
Kur lëkura është e ndjeshme apo e brishtë, ndikimi i saj në emocionet dhe përditshmërinë tuaj bëhet i dukshëm. Një ditë e keqe për lëkurën mund t’ju bëjë të ndiheni të pasigurt, ndërsa një lëkurë e shëndetshme ju jep vetëbesim, ju bën të ndiheni më të bukur dhe më të sigurt në veten tuaj.
Përkujdesjet SVR, falë përbërësve aktivë dhe formulave inovative, kontribuojnë realisht në rritjen e vetëbesimit dhe në përmirësimin e mirëqenies suaj.
Prej 64 vitesh, Laboratoire SVR ka një mision të qartë: të ofrojë zgjidhje dermatologjike efikase për lëkurën e ndjeshme, duke përdorur përqendrime të larta të përbërësve aktivë për rezultate të shpejta dhe të dukshme.
Duke qenë se lëkura është një nga rrugët kryesore të ekspozimit ndaj përçarësve endokrinë, që nga viti 2017, Laboratoret SVR i nënshtrojnë produktet e tyre testeve të avancuara mbi mekanizmat estrogjenikë, androgjenikë dhe endokrinë. Këto analiza kryhen nga laboratorë të pavarur të specializuar në këtë fushë. Qëllimi është i qartë: të garantohet siguria maksimale, veçanërisht për përdoruesit më të ndjeshëm, duke përmirësuar ose riformuluar çdo produkt që nuk i përmbush standardet. Edhe pse shkenca vazhdon të evoluojë në kuptimin e përçarësve endokrinë, SVR mbetet e përkushtuar për të ecur përpara me përgjegjësi dhe transparencë, duke ju ofruar informacion të saktë dhe produkte sa më të sigurta dhe inovative për lëkurën tuaj. 

SEBIACLEAR [AZ] AMPOULE FLASH Anti-blemishes concentrate

Redukton dukshëm aknet, pikat e zeza, poret dhe shenjat post-akne

Çmimi i zakonshëm 3,920.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 4,900.00 Lekë Çmimi i ulur 3,920.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Koncentrat kundër imperfeksioneve, kundër skuqjes dhe shenjave të akneve në lëkurë

Flakon

Përshkrimi

Për të gjitha lëkurat me tendencë akneike, njolla, skuqje, shenja, duke nisur nga mosha 10 vjeç.
Pastron thellë, redukton dukshëm papërsosmëritë dhe skuqjen në kohë shumë të shkurtër. Tekstura e tij qumështore dhe e lehtë shkrihet me lëkurën tuaj për një përfundim të padukshëm. Lëkura pastrohet, qetësohet dhe rehatohet.

Ky produkt kujdesi ultra i përqendruar mund të integrohet lehtësisht në të gjitha rutinat nga adoleshentët tek të rriturit për një efektivitet të menjëhershëm dhe afatgjatë, i provuar klinikisht:

- PAS 8H, zvogëlon dukshëm aknet
- PAS 24H, redukton pikat e zeza, poret, dhe skuqjen,
- PAS 7 DITEVE, redukton shenjat dhe papërsosmëritë e lëkurës
- PAS 28 DITEVE, aknet reduktohen me -40,9%.

Formuluar me 81% përbërës natyralë, me një acid të njohur për efektivitetin e tij dhe i pasur me përbërës aktivë dermatologjikë për një tolerancë të lartë, veprim të plotë dhe të shpejtë:

- 15% Acid Azelaik: shumë-funksional, zvogëlon papërsosmëritë e lëkurës, redukton sebumin e tepërt, zvogëlon inflamacionin dhe parandalon shfaqjen e shenjave të kuqe dhe kafe.
-2% Niacinamide: hidraton, qetëson dhe forcon ekuilibrin e barrierës së lëkurës
- 2% Zink: kufizon përhapjen e baktereve dhe rregullon prodhimin e sebumit të tepërt.
- Acid salicilik: pastron dhe zbut strukturën e lëkurës.
- 14.5% agjentë hidratues: lëkura është e hidratuar dhe e rehatshme.

Përdorimi

Të tundet para përdorimit. Aplikohet në mëngjes dhe/ose në mbrëmje në fytyrë të pastër dhe të thatë,vetëm ose si një plotësues i kujdesit tuaj të përditshëm.

Të ruhet në temperaturë nën 30°C.

Përbërësit

AQUA/WATER/EAU, AZELAIC ACID, GLYCERIN, ISOPROPYL ALCOHOL, ISOPENTYLDIOL, NIACINAMIDE, ZINC GLUCONATE, DICAPRYLYL ETHER, SALICYLIC ACID, PARFUM (FRAGRANCE), PENTYLENE GLYCOL, SODIUM HYDROXIDE, MICROCRYSTALLINE CELLULOSE, 1,2-HEXANEDIOL, CAPRYLYL GLYCOL, SPHINGOMONAS FERMENT EXTRACT, CELLULOSE GUM, TOCOPHEROL