Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
SVR

Themeluar nga Simone dhe Robert Véret mbi idenë se dermatologjia është mbi të gjitha një mënyrë për të përmirësuar pamjen dhe mirëqenien, SVR qëndron pranë jush çdo ditë për t’ju
ndihmuar të ndiheni dhe të dukeni sa më mirë.
Kur lëkura është e ndjeshme apo e brishtë, ndikimi i saj në emocionet dhe përditshmërinë tuaj bëhet i dukshëm. Një ditë e keqe për lëkurën mund t’ju bëjë të ndiheni të pasigurt, ndërsa një lëkurë e shëndetshme ju jep vetëbesim, ju bën të ndiheni më të bukur dhe më të sigurt në veten tuaj.
Përkujdesjet SVR, falë përbërësve aktivë dhe formulave inovative, kontribuojnë realisht në rritjen e vetëbesimit dhe në përmirësimin e mirëqenies suaj.
Prej 64 vitesh, Laboratoire SVR ka një mision të qartë: të ofrojë zgjidhje dermatologjike efikase për lëkurën e ndjeshme, duke përdorur përqendrime të larta të përbërësve aktivë për rezultate të shpejta dhe të dukshme.
Duke qenë se lëkura është një nga rrugët kryesore të ekspozimit ndaj përçarësve endokrinë, që nga viti 2017, Laboratoret SVR i nënshtrojnë produktet e tyre testeve të avancuara mbi mekanizmat estrogjenikë, androgjenikë dhe endokrinë. Këto analiza kryhen nga laboratorë të pavarur të specializuar në këtë fushë. Qëllimi është i qartë: të garantohet siguria maksimale, veçanërisht për përdoruesit më të ndjeshëm, duke përmirësuar ose riformuluar çdo produkt që nuk i përmbush standardet. Edhe pse shkenca vazhdon të evoluojë në kuptimin e përçarësve endokrinë, SVR mbetet e përkushtuar për të ecur përpara me përgjegjësi dhe transparencë, duke ju ofruar informacion të saktë dhe produkte sa më të sigurta dhe inovative për lëkurën tuaj. 

Masque [C] Anti-Ox

Njëtrajtëson çehren - Shlodh - Anti-moshë

Çmimi i zakonshëm 3,680.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 4,600.00 Lekë Çmimi i ulur 3,680.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Maskë në trajtë shkume mikro-peeling, shumë e përqendruar në vitaminë C të optimizuar për një shkëlqim të menjëhershëm

Flakon

Përshkrimi

Një çehre e lodhur dhe pa shkëlqim është shqetësim madhor dhe është një nga shenjat e para që ju paralajmëron për plakjen e lëkurës. Kjo maskë mikro-peeling me teksturën e saj shumë të vecantë do të bëhet përforcuesi juaj i ri i shkëlqimit.

Shkuma e saj kremoze me një formulim unik përmban:

- përqendrimin më të lartë të vitaminës C të stabilizuar, një duo të vitaminës C të optimizuar (25%)
- 4% Gluconolactone: efekt i butë ristrukturues, zbut dhe rafinon strukturën e lëkurës
- 2% niacinamide (vitaminë B3)

- 8% Kompleks hidratues duke përfshirë acidin hialuronik me peshë të lartë molekulare

- 2% Agjent ndriçues

Inovacioni i paketimit: maskë rrezatuese në një format aerosol, optimizon efikasitetin dhe vetitë e vitaminës C të stabilizuar duke e parandaluar atë të vijë në kontakt me ajrin dhe dritën.

Shenjat e lodhjes zbehen.
Shkëlqimi rikthehet dhe shenjat e moshës zvogëlohen.

Testuar nën kontroll dermatologjik dhe në lëkurë të ndjeshme.

Përdorimi

Tundeni shishen dhe aplikoni shkumën në pëllëmbën e duarve, më pas masazhoni në një fytyrë të pastër derisa të përthithet. Lëreni të veprojë për 15 minuta më pas shpëlajeni, ose hiqeni tepricën me një copë pambuku të lagur dhe lëreni pjesën tjetër gjatë gjithë natës. Në mëngjes, shpëlajeni me ujë.

Përsëriteni një deri në tre herë në javë.

Përbërësit

AQUA/WATER/EAU, SODIUM ASCORBYL PHOSPHATE, BUTANE, GLUCONOLACTONE, PROPANE, SQUALANE, CETEARYL ALCOHOL, PROPANEDIOL, GLYCERIN, METHYLPROPANEDIOL, NIACINAMIDE, DECYL GLUCOSIDE, ASCORBYL METHYLSILANOL PECTINATE, CETEARETH-33, CHONDRUS CRISPUS (CARRAGEENAN) EXTRACT, DISODIUM COCOYL GLUTAMATE, EVODIA RUTAECARPA FRUIT EXTRACT, HEXAMIDINE DIISETHIONATE, ISOBUTANE, SODIUM GLUCONATE, GLUCOSE, SODIUM HYALURONATE, TOCOPHEROL, 1,2-HEXANEDIOL, ACACIA SENEGAL GUM, CAPRYLYL GLYCOL, DISODIUM EDTA, ETHYLHEXYLGLYCERIN, SODIUM COCOYL GLUTAMATE, SODIUM HYDROXIDE, XANTHAN GUM, PARFUM (FRAGRANCE)