Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
SVR

Themeluar nga Simone dhe Robert Véret mbi idenë se dermatologjia është mbi të gjitha një mënyrë për të përmirësuar pamjen dhe mirëqenien, SVR qëndron pranë jush çdo ditë për t’ju
ndihmuar të ndiheni dhe të dukeni sa më mirë.
Kur lëkura është e ndjeshme apo e brishtë, ndikimi i saj në emocionet dhe përditshmërinë tuaj bëhet i dukshëm. Një ditë e keqe për lëkurën mund t’ju bëjë të ndiheni të pasigurt, ndërsa një lëkurë e shëndetshme ju jep vetëbesim, ju bën të ndiheni më të bukur dhe më të sigurt në veten tuaj.
Përkujdesjet SVR, falë përbërësve aktivë dhe formulave inovative, kontribuojnë realisht në rritjen e vetëbesimit dhe në përmirësimin e mirëqenies suaj.
Prej 64 vitesh, Laboratoire SVR ka një mision të qartë: të ofrojë zgjidhje dermatologjike efikase për lëkurën e ndjeshme, duke përdorur përqendrime të larta të përbërësve aktivë për rezultate të shpejta dhe të dukshme.
Duke qenë se lëkura është një nga rrugët kryesore të ekspozimit ndaj përçarësve endokrinë, që nga viti 2017, Laboratoret SVR i nënshtrojnë produktet e tyre testeve të avancuara mbi mekanizmat estrogjenikë, androgjenikë dhe endokrinë. Këto analiza kryhen nga laboratorë të pavarur të specializuar në këtë fushë. Qëllimi është i qartë: të garantohet siguria maksimale, veçanërisht për përdoruesit më të ndjeshëm, duke përmirësuar ose riformuluar çdo produkt që nuk i përmbush standardet. Edhe pse shkenca vazhdon të evoluojë në kuptimin e përçarësve endokrinë, SVR mbetet e përkushtuar për të ecur përpara me përgjegjësi dhe transparencë, duke ju ofruar informacion të saktë dhe produkte sa më të sigurta dhe inovative për lëkurën tuaj. 

HYDRALIANE Light Cream

Hidraton 24H

Çmimi i zakonshëm 2,480.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 3,100.00 Lekë Çmimi i ulur 2,480.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Përkujdesje hidratuese intensive për lëkura normale në mikse, 50 ml

Përshkrimi

I përshtatshëm për lëkurë normale në mikse, edhe atë të ndjeshme
Hydraliane Light cream është zgjidhja e përditshme 100% me origjinë natyrale që siguron hidratim intensiv dhe të qëndrueshëm deri në 24 orë.
Tekstura e saj e lehtë dhe e freskët me ekstrakt kamomili qetëson ndjesinë e tërheqjes dhe diskomfortit. Lëkura ndihet e butë dhe e hidratuar.

AMBALAZH I RI PËR TË PARANDALUAR HUMBJET ✨
Paketim 100% i riciklueshmëm prej një materiali të vetëm.
Përveçse shumë praktik në përdorim, paketimi përdor 46% më pak plastikë.

FORMULUAR ME PËRBËRËS 100% ME ORIGJINË NATYRALE

-ACIDI HIALURONIK: Hidraton thellësisht
- Në sipërfaqe: Hidraton epidermën, duke e lënë të butë dhe elastike.
- Në thellësi:Rimbush dhe rigjallëron lëkurën.


-GLICERINA:
Tërheq dhe ruan ujin.
Përmirëson hidratimin e lëkurës duke kufizuar humbjen e ujit.
Glicerinë me origjinë bimore dhe e ricikluar, përfitohet nga saponifikimi i vajit të ullirit, i siguruar direkt nga Italia.

-EKSTRAKTI I KAMOMILIT:
Qetëson lëkurën
Kamomili kultivohet në rajonin Yvelines në Francë.


-VAJI ORGANIK I LULEDIELLIT: falë Omega 6 dhe 9, zbut lëkurën
SVR përdor vaj luledielli organik nga kultura tradicionale në jugperëndim të Francës. Ushqen dhe zbut lëkurën.

EFIKASITET I PROVUAR NË KONTROLL DERMATOLOGJIK:
- Lëkura është 72% më e hidratuar pas 8 orësh
- Lëkura është 52% më e rehatshme
- Lëkura ndjen 58% më pak tërheqje


100% e përdoruesve raportuan se lëkura e tyre ishte e butë, e mbrojtur dhe menjëherë e hidratuar

Përdorimi

Aplikojeni në mëngjes dhe/ose në mbrëmje në fytyrë dhe dekolte. Shërben edhe si bazë e shkëlqyer makijazhi.

Përbërësit

AQUA/WATER/EAU, HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL, PROPANEDIOL, GLYCERIN, SORBITOL, PENTYLENE GLYCOL, BEHENYL ALCOHOL, PRUNUS AMYGDALUS DULCIS (SWEET ALMOND) OIL, ANTHEMIS NOBILIS FLOWER EXTRACT, GELLAN GUM, SODIUM STEAROYL GLUTAMATE, SODIUM HYALURONATE, TOCOPHEROL, CITRIC ACID, GLYCERYL CAPRYLATE, HYDROGENATED VEGETABLE OIL, XANTHAN GUM, PARFUM/FRAGRANCE