Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
SVR

Themeluar nga Simone dhe Robert Véret mbi idenë se dermatologjia është mbi të gjitha një mënyrë për të përmirësuar pamjen dhe mirëqenien, SVR qëndron pranë jush çdo ditë për t’ju
ndihmuar të ndiheni dhe të dukeni sa më mirë.
Kur lëkura është e ndjeshme apo e brishtë, ndikimi i saj në emocionet dhe përditshmërinë tuaj bëhet i dukshëm. Një ditë e keqe për lëkurën mund t’ju bëjë të ndiheni të pasigurt, ndërsa një lëkurë e shëndetshme ju jep vetëbesim, ju bën të ndiheni më të bukur dhe më të sigurt në veten tuaj.
Përkujdesjet SVR, falë përbërësve aktivë dhe formulave inovative, kontribuojnë realisht në rritjen e vetëbesimit dhe në përmirësimin e mirëqenies suaj.
Prej 64 vitesh, Laboratoire SVR ka një mision të qartë: të ofrojë zgjidhje dermatologjike efikase për lëkurën e ndjeshme, duke përdorur përqendrime të larta të përbërësve aktivë për rezultate të shpejta dhe të dukshme.
Duke qenë se lëkura është një nga rrugët kryesore të ekspozimit ndaj përçarësve endokrinë, që nga viti 2017, Laboratoret SVR i nënshtrojnë produktet e tyre testeve të avancuara mbi mekanizmat estrogjenikë, androgjenikë dhe endokrinë. Këto analiza kryhen nga laboratorë të pavarur të specializuar në këtë fushë. Qëllimi është i qartë: të garantohet siguria maksimale, veçanërisht për përdoruesit më të ndjeshëm, duke përmirësuar ose riformuluar çdo produkt që nuk i përmbush standardet. Edhe pse shkenca vazhdon të evoluojë në kuptimin e përçarësve endokrinë, SVR mbetet e përkushtuar për të ecur përpara me përgjegjësi dhe transparencë, duke ju ofruar informacion të saktë dhe produkte sa më të sigurta dhe inovative për lëkurën tuaj. 

HYDRALIANE Moisturising Cream

Hidraton - Ushqen - Qetëson

Çmimi i zakonshëm 2,480.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 3,100.00 Lekë Çmimi i ulur 2,480.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Përkujdesje hidratuese intensive, e përshtatshme për lëkura normale në të thata, 50 ml

Përshkrimi

I përshtatshëm për lëkurë normale në të thatë, edhe atë të ndjeshme
Hydraliane Moisturizing cream është zgjidhja e përditshme 100% me origjinë natyrale që siguron hidratim intensiv dhe të qëndrueshëm deri në 24 orë.
Tekstura e saj e lehtë dhe kremoze qetëson ndjesinë e tërheqjes dhe diskomfortit. Lëkura ndihet e butë dhe e hidratuar.

AMBALAZH I RI PËR TË PARANDALUAR HUMBJET ✨
Paketim 100% i riciklueshëm prej një materiali të vetëm.
Përveçse shumë praktik në përdorim, paketimi përdor 46% më pak plastikë.

FORMULUAR ME PËRBËRËS 100% ME ORIGJINË NATYRALE

-ACIDI HIALURONIK: Hidraton thellësisht
- Në sipërfaqe: Hidraton epidermën, duke e lënë të butë dhe elastike.
- Në thellësi: Rimbush dhe rigjallëron lëkurën.
Me origjinë bimore, prodhuar përmes teknologjisë së gjelbër dhe vjen nga rajoni Ardennes në Francë.


-GLICERINA: Tërheq dhe ruan ujin
Përmirëson hidratimin e lëkurës duke kufizuar humbjen e ujit.
Me origjinë bimore dhe e ricikluar,përfitohet nga saponifikimi i vajit të ullirit, i siguruar direkt nga Italia.

- VAJ LULEDIELLI DHE ULLIRI:
Të pasur me omega 6 dhe 9, vaji i lulediellit zbut dhe ushqen lëkurën, ndërsa vaji i ullirit ofron përfitime anti-oksiduese.

EFIKASITET I PROVUAR NË KONTROLL DERMATOLOGJIK:
- Lëkura është 82% më e hidratuar pas 3 orësh
- Lëkura është 36% më e rehatshme



100% e përdoruesve raportuan se lëkura e tyre ishte e butë, e mbrojtur dhe menjëherë e hidratuar

Përdorimi

Aplikojeni në mëngjes dhe/ose në mbrëmje në fytyrë dhe dekolte. Shërben edhe si bazë e shkëlqyer makijazhi.

Përbërësit

AQUA/WATER/EAU, HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL, C10-18 TRIGLYCERIDES, GLYCERYL STEARATE SE, GLYCERIN, SORBITOL, PENTYLENE GLYCOL, ZEA MAYS (CORN) STARCH, OLEA EUROPAEA (OLIVE) FRUIT OIL, GLYCERYL CAPRYLATE, PRUNUS AMYGDALUS DULCIS (SWEET ALMOND) OIL, SCLEROTIUM GUM, SODIUM STEAROYL GLUTAMATE, SODIUM HYALURONATE, TOCOPHEROL, CITRIC ACID, HYDROGENATED VEGETABLE OIL, XANTHAN GUM, PARFUM/FRAGRANCE