Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
SVR

Themeluar nga Simone dhe Robert Véret mbi idenë se dermatologjia është mbi të gjitha një mënyrë për të përmirësuar pamjen dhe mirëqenien, SVR qëndron pranë jush çdo ditë për t’ju
ndihmuar të ndiheni dhe të dukeni sa më mirë.
Kur lëkura është e ndjeshme apo e brishtë, ndikimi i saj në emocionet dhe përditshmërinë tuaj bëhet i dukshëm. Një ditë e keqe për lëkurën mund t’ju bëjë të ndiheni të pasigurt, ndërsa një lëkurë e shëndetshme ju jep vetëbesim, ju bën të ndiheni më të bukur dhe më të sigurt në veten tuaj.
Përkujdesjet SVR, falë përbërësve aktivë dhe formulave inovative, kontribuojnë realisht në rritjen e vetëbesimit dhe në përmirësimin e mirëqenies suaj.
Prej 64 vitesh, Laboratoire SVR ka një mision të qartë: të ofrojë zgjidhje dermatologjike efikase për lëkurën e ndjeshme, duke përdorur përqendrime të larta të përbërësve aktivë për rezultate të shpejta dhe të dukshme.
Duke qenë se lëkura është një nga rrugët kryesore të ekspozimit ndaj përçarësve endokrinë, që nga viti 2017, Laboratoret SVR i nënshtrojnë produktet e tyre testeve të avancuara mbi mekanizmat estrogjenikë, androgjenikë dhe endokrinë. Këto analiza kryhen nga laboratorë të pavarur të specializuar në këtë fushë. Qëllimi është i qartë: të garantohet siguria maksimale, veçanërisht për përdoruesit më të ndjeshëm, duke përmirësuar ose riformuluar çdo produkt që nuk i përmbush standardet. Edhe pse shkenca vazhdon të evoluojë në kuptimin e përçarësve endokrinë, SVR mbetet e përkushtuar për të ecur përpara me përgjegjësi dhe transparencë, duke ju ofruar informacion të saktë dhe produkte sa më të sigurta dhe inovative për lëkurën tuaj. 

[HYALU] Biotic Regenerating Plumping Gel

Çmimi i zakonshëm 4,640.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 5,800.00 Lekë Çmimi i ulur 4,640.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Krem-xhel hidratues me veprim anti-moshë

Vazo

Përshkrimi

SVR ka zhvilluar BIOTIC, një gamë inovative produktesh rigjeneruese që forcojnë dhe rigjenerojnë lëkurën me një kombinim të tre përbërësve aktivë që janë thelbësorë për funksionin e lëkurës: probiotikë të pasterizuar, vitaminë C të stabilizuar dhe acid hialuronik. Lëkura është më e fortë dhe më e lëmuar si dhe duket më e re. Për më tepër, secili nga produktet e gamës BIOTIC përmban një përbërës aktiv shtesë për të synuar nevojat tuaja specifike. Mënyra ideale për të ushqyer lëkurën tuaj!

Filmi hidrolipidik në sipërfaqen e lëkurës formon një mburojë natyrale e cila ngadalëson avullimin e lagështirës së lëkurës. Hidratimi është thelbësor për të ruajtur këtë funksion pengues. Nëse lëkurës i mungon uji, funksioni i saj pengues preket dhe lagështia ikën më shpejt. Si rezultat, lëkura bëhet më pak elastike dhe rrezatuese si dhe ndihet e tërhequr, madje mund të shfaqen dhe rrudhat e para.

SVR ka përzgjedhur me rigorozitet katër elementë aktivë, secili me një përfitim thelbësor për lëkurën:

-PROBIOTIKË TË PASTERIZUAR për të forcuar barrierën e lëkurës. SVR zgjedh këto shtame të veçanta sepse procesi i pasterizimit siguron që ato të ruajnë vetitë e tyre probiotike, të cilat forcojnë dhe mbrojnë barrierën e lëkurës si dhe e hidratojnë atë.

-ACID HIALURONIK ME PESHË MOLEKULARE TË ULËT DHE TË MESME, kombinim që vepron në mënyrë sinergjike për të nxitur procesin e hidratimit dhe lëmimit të rrudhave.

- VITAMINË TË STABILIZUAR C që lëkura të mbrohet nga radikalet e lira;të jetë më e fortë dhe më pak e lodhur.

Tekstura e xhelit me bazë uji qetëson menjëherë ndjesitë e nxehtësisë dhe shtrëngimit në lëkurë. Aroma e freskët, krijon një ndjenjë freskie. Lëkura rigjenerohet dhe rihidratohet,zbutet dhe qetësohet menjëherë. Rrudhat dhe linjat e imëta zvogëlohen, teksa lëkura rifiton elasticitetin.

Përdorimi

Aplikojeni në mënyrë të barabartë në fytyrë dhe qafë në mëngjes dhe/ose në mbrëmje. Bazë e shkëlqyer e grimit. Vetëm përdorim i jashtëm.

Përbërësit

AQUA/WATER/EAU, BUTYLENE GLYCOL, GLYCERIN, PROPYLENE GLYCOL, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, ASCORBYL TETRAISOPALMITATE, 1,2-HEXONADIOL, C10-18 TRIGLYCERIDES, CARBOMER, MALTODEXTRIN, SODIUM HYALURONATE, SODIUM ACRYLATES COPOLYMER, ACRYLATES/C10-30 ALKYL ACRYLATE CROSSPOLYMER, CAPRYLYL GLYCOL, PARFUM (FRAGRANCE), SODIUM HYDROXIDE, LECITHIN, LACTOBACILLUS FERMENT, PENTAERITHRITYL TETRA-DI-T-BUTYL HYDROXYHYDROCINNAMATE, SODIUM ACETYLATED HYALURONATE