Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
SVR

Themeluar nga Simone dhe Robert Véret mbi idenë se dermatologjia është mbi të gjitha një mënyrë për të përmirësuar pamjen dhe mirëqenien, SVR qëndron pranë jush çdo ditë për t’ju
ndihmuar të ndiheni dhe të dukeni sa më mirë.
Kur lëkura është e ndjeshme apo e brishtë, ndikimi i saj në emocionet dhe përditshmërinë tuaj bëhet i dukshëm. Një ditë e keqe për lëkurën mund t’ju bëjë të ndiheni të pasigurt, ndërsa një lëkurë e shëndetshme ju jep vetëbesim, ju bën të ndiheni më të bukur dhe më të sigurt në veten tuaj.
Përkujdesjet SVR, falë përbërësve aktivë dhe formulave inovative, kontribuojnë realisht në rritjen e vetëbesimit dhe në përmirësimin e mirëqenies suaj.
Prej 64 vitesh, Laboratoire SVR ka një mision të qartë: të ofrojë zgjidhje dermatologjike efikase për lëkurën e ndjeshme, duke përdorur përqendrime të larta të përbërësve aktivë për rezultate të shpejta dhe të dukshme.
Duke qenë se lëkura është një nga rrugët kryesore të ekspozimit ndaj përçarësve endokrinë, që nga viti 2017, Laboratoret SVR i nënshtrojnë produktet e tyre testeve të avancuara mbi mekanizmat estrogjenikë, androgjenikë dhe endokrinë. Këto analiza kryhen nga laboratorë të pavarur të specializuar në këtë fushë. Qëllimi është i qartë: të garantohet siguria maksimale, veçanërisht për përdoruesit më të ndjeshëm, duke përmirësuar ose riformuluar çdo produkt që nuk i përmbush standardet. Edhe pse shkenca vazhdon të evoluojë në kuptimin e përçarësve endokrinë, SVR mbetet e përkushtuar për të ecur përpara me përgjegjësi dhe transparencë, duke ju ofruar informacion të saktë dhe produkte sa më të sigurta dhe inovative për lëkurën tuaj. 

CICAVIT + Soothing Cream

Qetëson - Rigjeneron

Çmimi i zakonshëm 1,320.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 1,650.00 Lekë Çmimi i ulur 1,320.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Krem qetësues dhe riparues i shpejtë për lëkurën e irrituar

Tubet

Përshkrimi

CICAVIT + cream është një përkujdesje që përshpejton riparimin e lëkurës dhe qetëson intensivisht lëkurën e dëmtuar dhe të irrituar të të gjithë familjes.
Kremi Cicavit+ përshpejton riparimin e lëkurës deri në 7 herë me shpejt dhe qetëson intensivisht lëkurën e dëmtuar dhe të irrituar.

Përqendrim i lartë i përbërësve aktivë riparues dhe qetësues për efikasitet optimal:

- 27% përbërës aktivë riformësues për të stimuluar rimodelimin e lëkurës dhe për të përshpejtuar riparimin e lëkurës 7 herë më shpejt

-Polisakarid, i pasur me ramnozë: formon një film mbrojtës dhe parandalon ngjitjen e baktereve patogjene në sipërfaqen e lëkurës, redukton skuqjen dhe mbinxehjen e saj.

-Sheqer prebiotik që vepron në mikrobiomën: ribalancon florën e lëkurës duke stimuluar rritjen e florës bakteriale të dobishme për të optimizuar shpejtësinë dhe cilësinë e riparimit të lëkurës.

Testuar nën kontroll dermatologjik, pediatrik dhe gjinekologjik.

Përkujdesje hipoalergjike.

Tekstura e shkrirë sjell rehati dhe mbrojtje të menjëhershme.

Përdorimi

Aplikojeni në zonat e prekura dy herë në ditë derisa të rigjenerohet plotësisht. Sigurohuni që lëkura të jetë e pastër dhe e thatë përpara aplikimit. Vetëm për përdorim të jashtëm.

Përbërësit

AQUA (PURIFIED WATER), HYDROGENATED POLYISOBUTENE, BUTYROSPERMUM PARKII (SHEA) BUTTER, GLYCERIN, DIMETHICONOL BEHENATE, ORBIGNYA OLEIFERA SEED OIL, PROPANEDIOL, ETHYLHEXYL STEARATE, DIMETHICONE, PEG-30 DIPOLYHYDROXYSTEARATE, ALPHA-GLUCAN OLIGOSACCHARIDE, CAFFEYL GLUCOSIDE, DISODIUM ACETYL GLUCOSAMINE PHOSPHATE, GLUCOSE, RHAMNOSE, TOCOPHEROL, 1,2-HEXANEDIOL, CAPRYLYL GLYCOL, CITRIC ACID, GLUCURONIC ACID, MAGNESIUM SULFATE, PENTYLENE GLYCOL, SODIUM HYDROXIDE, XANTHAN GUM, P-ANISIC ACID.