Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
SVR

Themeluar nga Simone dhe Robert Véret mbi idenë se dermatologjia është mbi të gjitha një mënyrë për të përmirësuar pamjen dhe mirëqenien, SVR qëndron pranë jush çdo ditë për t’ju
ndihmuar të ndiheni dhe të dukeni sa më mirë.
Kur lëkura është e ndjeshme apo e brishtë, ndikimi i saj në emocionet dhe përditshmërinë tuaj bëhet i dukshëm. Një ditë e keqe për lëkurën mund t’ju bëjë të ndiheni të pasigurt, ndërsa një lëkurë e shëndetshme ju jep vetëbesim, ju bën të ndiheni më të bukur dhe më të sigurt në veten tuaj.
Përkujdesjet SVR, falë përbërësve aktivë dhe formulave inovative, kontribuojnë realisht në rritjen e vetëbesimit dhe në përmirësimin e mirëqenies suaj.
Prej 64 vitesh, Laboratoire SVR ka një mision të qartë: të ofrojë zgjidhje dermatologjike efikase për lëkurën e ndjeshme, duke përdorur përqendrime të larta të përbërësve aktivë për rezultate të shpejta dhe të dukshme.
Duke qenë se lëkura është një nga rrugët kryesore të ekspozimit ndaj përçarësve endokrinë, që nga viti 2017, Laboratoret SVR i nënshtrojnë produktet e tyre testeve të avancuara mbi mekanizmat estrogjenikë, androgjenikë dhe endokrinë. Këto analiza kryhen nga laboratorë të pavarur të specializuar në këtë fushë. Qëllimi është i qartë: të garantohet siguria maksimale, veçanërisht për përdoruesit më të ndjeshëm, duke përmirësuar ose riformuluar çdo produkt që nuk i përmbush standardet. Edhe pse shkenca vazhdon të evoluojë në kuptimin e përçarësve endokrinë, SVR mbetet e përkushtuar për të ecur përpara me përgjegjësi dhe transparencë, duke ju ofruar informacion të saktë dhe produkte sa më të sigurta dhe inovative për lëkurën tuaj. 

Ampoule [C] Anti - Ox

20% vitaminë C e optimizuar = 17% vitaminë C të pastër

Çmimi i zakonshëm 4,240.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 5,300.00 Lekë Çmimi i ulur 4,240.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Serum me 20% vitaminë C të optimizuar 

Flakon

Përshkrimi

20% Vitaminë C e optimizuar për lëkurë rrezatuese!
Ky serum ultra i përqendruar me vitaminë C të optimizuar e karikon menjëherë lëkurën për të zbuluar një çehre rrezatuese dhe për të reduktuar shenjat e lodhjes.

Ditë pas dite, lëkura është në formë të shkëlqyer: e tonifikuar, me shkëlqim dhe e njëtrajtshme

Vitamina C, një përbërës klasik i shkëlqyer që nuk është aq i lehtë për t'u formuluar! Në gjendjen e tij të pastër është i paqëndrueshëm dhe me kalimin e kohës humbet vetitë e tij, e për pasojë nuk është më efektiv.
SVR ka zgjedhur një formë të optimizuar pra 20% vitamine C e optimizuar është e barabartë me 17% vitaminë C të pastër. Struktura e saj është e ngjashme me vitaminën C dhe ofron të njëjtat veti si vitamina C e pastër, por është më e qëndrueshme dhe efektive me kalimin e kohës.

Përdoret deri në 9 muaj nga hapja!
Jo komedogjenik.
Testuar në lëkurë të ndjeshme nën kontroll dermatologjik.

Përdorimi

Aplikojeni në mëngjes dhe në mbrëmje përpara kremit tuaj të zakonshëm ose përzieni direkt në kremin tuaj.

Shmangni konturin e syve.

Përbërësit

AQUA/WATER/EAU, 3-O-ETHYL ASCORBIC ACID, PROPYLENE GLYCOL, ALCOHOL DENAT., GLYCERIN, PROPANEDIOL, ETHOXYDIGLYCOL, PENTYLENE GLYCOL, DIGLYCERIN, XYLITYLGLUCOSIDE, ALGIN, DISODIUM PHOSPHATE, EVODIA RUTAECARPA FRUIT EXTRACT, GLYCERYL POLYACRYLATE, METHYL DIISOPROPYL PROPIONAMIDE, POTASSIUM PHOSPHATE, PULLULAN, SERINE, TREHALOSE, ANHYDROXYLITOL, SODIUM HYALURONATE, UREA, XYLITOL, 1,2-HEXANEDIOL, CAPRYLYL GLYCOL, CITRIC ACID, HYDROXYETHYLCELLULOSE, SODIUM CITRATE, PARFUM (FRAGRANCE)