Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
SVR

Themeluar nga Simone dhe Robert Véret mbi idenë se dermatologjia është mbi të gjitha një mënyrë për të përmirësuar pamjen dhe mirëqenien, SVR qëndron pranë jush çdo ditë për t’ju
ndihmuar të ndiheni dhe të dukeni sa më mirë.
Kur lëkura është e ndjeshme apo e brishtë, ndikimi i saj në emocionet dhe përditshmërinë tuaj bëhet i dukshëm. Një ditë e keqe për lëkurën mund t’ju bëjë të ndiheni të pasigurt, ndërsa një lëkurë e shëndetshme ju jep vetëbesim, ju bën të ndiheni më të bukur dhe më të sigurt në veten tuaj.
Përkujdesjet SVR, falë përbërësve aktivë dhe formulave inovative, kontribuojnë realisht në rritjen e vetëbesimit dhe në përmirësimin e mirëqenies suaj.
Prej 64 vitesh, Laboratoire SVR ka një mision të qartë: të ofrojë zgjidhje dermatologjike efikase për lëkurën e ndjeshme, duke përdorur përqendrime të larta të përbërësve aktivë për rezultate të shpejta dhe të dukshme.
Duke qenë se lëkura është një nga rrugët kryesore të ekspozimit ndaj përçarësve endokrinë, që nga viti 2017, Laboratoret SVR i nënshtrojnë produktet e tyre testeve të avancuara mbi mekanizmat estrogjenikë, androgjenikë dhe endokrinë. Këto analiza kryhen nga laboratorë të pavarur të specializuar në këtë fushë. Qëllimi është i qartë: të garantohet siguria maksimale, veçanërisht për përdoruesit më të ndjeshëm, duke përmirësuar ose riformuluar çdo produkt që nuk i përmbush standardet. Edhe pse shkenca vazhdon të evoluojë në kuptimin e përçarësve endokrinë, SVR mbetet e përkushtuar për të ecur përpara me përgjegjësi dhe transparencë, duke ju ofruar informacion të saktë dhe produkte sa më të sigurta dhe inovative për lëkurën tuaj. 

XERIAL 30 Gel-cream

Eksfolion- Hidraton - Zbut lëkurën

Çmimi i zakonshëm 1,840.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 2,300.00 Lekë Çmimi i ulur 1,840.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Xhel-krem zbutës dhe hidratues për zonat e ashpra të trupit me 30%  Ure të pastër


Përshkrimi

Rinovimi i qelizave është thelbësor për të siguruar që lëkura jonë funksionon siç duhet dhe është e hidratuar mirë. Tek disa njerëz, ky proces nuk ndodh siçduhet, ngadalësohet me kalimin e moshës ose është shumë i shpejtë (-28 ditë).

Rezultati: lëkurë shumë e thatë dhe grumbullim i qelizave të vdekura, gjë që sjell trashje dhe ashpërsi të lëkurës.
Në krahë, kofshë, madje edhe në vithe, lëkura mund të bëhet jo e njëtrajtshme dhe mund të shfaqen puçrra të vogla të kuqe. Ky fenomen quhet keratosis pilaris.

XERIAL 30 Gel-Cream, një formulë ultra e përqendruar me përbërës aktivë keratolitikë dhe zbutës për efikasitet kundër vrazhdësisë dhe lëkurë të zbutur.

Formulim i patentuar SVR përmban:

- 30% ure të pastër: ofron dy veprime intensive për të përmirësuar shpejt pamjen e saj të parregullt dhe të ashpër: eksfolim + hidratim. Zbut dhe eliminon pamjen kokrrizore dhe me njolla të trasha e të vrazhda dhe hidraton intensivisht
- Panthenol: një molekulë referencë në dermatologji, qetëson dhe hidraton
- Aquaporina: natyrshëm të pranishme në trup, ato nxisin hidratimin duke përmirësuar kapacitetin hidratues të glicerinës.

Testuar dermatologjikisht në lëkurë të thatë, shumë të thatë, të ndjeshme të trashur me tendencë ndaj psoriasis dhe/ose keratosis pilaris.

Përdorimi

Paketimi i tij lejon një aplikim të lokalizuar për të synuar më mirë zonat shumë të thata dhe të ashpra.

Aplikojeni një ose dy herë në ditë në zona të thata dhe të ashpra, duke u përqëndruar në zona shumë të thata.

Nën këshillën e një profesionisti shëndetësor, mund të përdoret si shtesë e trajtimit kundër tharjes.

Përbërësit

AQUA/WATER/EAU, UREA, COCOS NUCIFERA (COCONUT) OIL, GLYCERIN, OCTYLDODECANOL, HYDROXYETHYL ACRYLATE/SODIUM ACRYLOYLDIMETHYL TAURATE COPOLYMER, PANTHENOL, SILICA, PENTYLENE GLYCOL, GLYCERYL GLUCOSIDE, OCTYLDODECYL XYLOSIDE, PEG-30 DIPOLYHYDROXYSTEARATE, TRIACETIN, SERINE, 1,2-HEXANEDIOL, CAPRYLYL GLYCOL, SODIUM LACTATE, PROPYLENE GLYCOL, DISODIUM EDTA, POLYSORBATE 60, SORBITAN ISOSTEARATE, HISTIDINE, BACILLUS FERMENT, CITRIC ACID, POTASSIUM SORBATE