Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Rêve de Miel® Ultra Comforting Face Balm

Ushqen- Qetëson - Riparon

Çmimi i zakonshëm 2,960.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 3,700.00 Lekë Çmimi i ulur 2,960.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Balsam ultra qetësues dhe ushqyes për fytyrën

Vazo

Përshkrimi

Ky koncentrat ushqyes me teksturë të pasur falë mjaltit, propolisit dhe koktejit të mrekullueshëm të vajrave Carthame, Luledielli, Arrë Macadamia dhe vaj Orizi, mjaltit të Acacies, vitaminës E ,rilipidon fuqishëm, ushqen dhe rikomforton menjëherë lëkurën duke e mbrojtur nga agresionet e jashtme.

Me 92,9% përbërës me origjinë natyrale.
Pa paraben.

Përdorimi

Aplikohet në mëngjes dhe/ose mbrëmje.

Merrni një sasi të bollshme të balsamit dhe ngrohni atë midis duarve tuaja.

Aplikojeni në fytyrë me duart e hapura, gjithmonë nga qendra drejt anëve, duke shmangur zonën rreth syve.

Përdoreni gjithashtu në qafë dhe dekolte.

Masazhojeni derisa të përthithet plotësisht.

Përbërësit

AQUA/WATER, BEHENYL ALCOHOL, GLYCERIN, CERA ALBA/BEESWAX, COCOS NUCIFERA (COCONUT) OIL, MACADAMIA INTEGRIFOLIA SEED OIL, ORYZA SATIVA (RICE) BRAN OIL, BUTYLENE GLYCOL, BUTYROSPERMUM PARKII (SHEA) BUTTER EXTRACT, HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL UNSAPONIFIABLES, HYDROXYSTEARIC/LINOLENIC/OLEIC POLYGLYCERIDES, CETEARYL ALCOHOL, COCO-CAPRYLATE/CAPRATE, ARACHIDYL ALCOHOL, DIMETHICONE, COCO-GLUCOSIDE, MEL/HONEY, PARFUM/FRAGRANCE, TOCOPHEROL, ARGANIA SPINOSA KERNEL OIL, CAPRYLOYL GLYCINE, SAFFLOWER OIL/PALM OIL AMINOPROPANEDIOL ESTERS, SODIUM STEAROYL GLUTAMATE, TOCOPHERYL ACETATE, ARACHIDYL GLUCOSIDE, HYDROXYETHYL ACRYLATE/SODIUM ACRYLOYLDIMETHYL TAURATE COPOLYMER, SODIUM HYDROXIDE, CITRIC ACID, ETHYLHEXYLGLYCERIN, DIMETHICONE CROSSPOLYMER, HORDEUM VULGARE CERA/SPENT GRAIN WAX, CARBOMER, DEHYDROACETIC ACID, SODIUM GLUCONATE, HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL, GLYCINE SOJA (SOYBEAN) OIL, PROPOLIS EXTRACT, HYDROLYZED LUPINE PROTEIN, 10-HYDROXYDECANOIC ACID, SEBACIC ACID, 1,10-DECANEDIOL, POLYSORBATE 60, SORBITAN ISOSTEARATE, SODIUM BENZOATE, SOLANUM LYCOPERSICUM (TOMATO) FRUIT EXTRACT, BETA-CAROTENE, DAUCUS CAROTA SATIVA (CARROT) ROOT EXTRACT, LINALOOL, LIMONENE, BENZYL SALICYLATE, CITRONELLOL, FARNESOL, COUMARIN, CITRAL [N3106/A].