Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
La Rosée

La Rosée është markë franceze, e themeluar nga Coline dhe Mahault, dy farmaciste të apasionuara pas kozmetologjisë, me një synim unik: të krijonin produkte të shëndetshme, natyrale, ekologjike dhe efikase me një sensorialitet të pakrahasueshëm dhe të përshtatshme edhe për lëkurat më të ndjeshme.
La Rosée është një markë ku ndërthuren dermatologjia dhe kozmetologjia, duke kombinuar më të mirat e tyre...
Tek produktet La Rosée, ka një ekuilibër të përsosur midis natyralitetit dhe efikasitetit pa harruar sensorialitetin, falë teksturave të këndshme dhe aromave të preferuara.
Asgjë nuk ka qenë e lehtë në këtë kërkim për përsosmërinë ku natyraliteti qëndron në zemër të ekspertizës La Rosée: krijimi i formulimeve deri në 100% natyrale dhe të biodegradueshme, rishpikja e kozmetikës së ngurtë, ndalimi i mbipaketimit, gjetja e alternativave ndaj plastikës kimike, përbërësit aktivë organikë dhe natyralë janë të dozuar në mënyrë perfekte për efikasitet maksimal, siguri dhe tolerancë optimale për lëkurën më të ndjeshme, reduktim në maksimum i ndikimit në mjedis, kompensimi i emetimit të karbonit....
La Rosée - Një markë e përkushtuar dhe transparente, të cilës mund t'i besoni verbërisht!

Refill Nourishing Body Scrub with sugar and organic vegetable oils

Eksfolion - Ushqen - Zbut

Çmimi i zakonshëm 2,600.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm Çmimi i ulur 2,600.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Paketim rimbushës  për t'i dhënë eksfoljuesit tuaj ushqyes të trupit me sheqer dhe vajëra bimorë,një jetë të dytë

Vazo

Përshkrimi

I paketuar në një kuti kartoni, ky mbushës i jep skrabit ushqyes të trupit një jetë të re pasi të zbrazet.

Një mbushje kursen 73% të plastikës krahasuar me blerjen e një vazoje të plotë. Një hap i vërtetë për planetin!

Përkujdesja ekfoliuese për trupin, me kokrriza sheqeri të bardhë eksfolion në mënyrë efikase qelizat e vdekura të lëkurës, largon papastërtitë dhe zbut teksturën e saj.
Vajrat BIO të kokosit, luledielli, susamit dhe recinit ushqejnë thellësisht epidermën dhe lënë një shtresë të lehtë lipidike mbrojtëse në lëkurë.
Pas shpëlarjes lënë një ndjesi të jashtëzakonshme butësie.
Lëkura ndihet mirë dhe e pastër!

Teksturë kremoze, e pasur me kokrriza sheqeri.
I lehtë për t'u shpëlarë. Aromë delikate kokosi-vanilje.

Formuluar për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe më të ndjeshmet.
I përshtatshëm edhe për gratë shtatzëna.


100% me origjinë natyrale

Formulë gjysëm e ngurtë,vetëm 11 përbërës,pa ujë, pa konservues

Përdorimi

Përdoret dy herë në javë në lëkurë të lagur dhe më pas shpëlahet.

Këshilla bukurie nga themelueset

Përgatit lëkurën duke hequr qelizat e vdekura:
Para depilimit për të parandaluar rritjen e qimeve nën lëkurë.
Para ekspozimit në diell, për një nxirje më të ndritshme, më të qëndrueshme dhe më të njëtrajtshme!

Përbërësit

Sucrose, Caprylic/capric triglyceride, Helianthus annuus (sunflower) seed oil, Cocos nucifera oil, Sesamum indicum seed oil, Glyceryl behenate, Glyceryl stearate, Hydrogenated castor oil, Polyglyceryl-4 oleate, Tocopherol, Perfume (fragrance).