RADIANT COMPLEXION CREAM SPF 30 BRONZE është një xhel-krem ultra i lehtë hidratues me efekt nxirës(lëkurë e puthur nga dielli), i cili aplikohet si një përkujdesje hidratuese në të gjithë fytyrën, qafën, dekoltenë dhe shpatullat. Ai kombinon kujdesin për lëkurën me make-up-in dhe shkrihet natyrshëm me lëkurën.
I jep lëkurës menjëherë dhe për kohe te gjatë një pamje të nxirë bukur, e mbron në mënyrë efikase dhe e hidraton intensivisht, pa përmbajtur përbërës autobronzues(vetënxirës).
SI PËRKUJDESJE E LËKURËS
Formula hidratuese dhe mbrojtëse me acid hialuronik i jep lëkurës pamje më të plotë, duke e mbrojtur njëkohësisht nga foto-plakja falë mbrojtjes së lartë kundër rrezeve UVA/UVB (PA+++).
- Algë e Kuqe Franceze: aktivizon sintezën e melaninës(aktivizon dhe zgjat efektin e nxirjes)
- Kompleksi hidratues “Coussin d’Eau”, i cili kombinon acidin hialuronik, glicerinën, glikolet hidratuese dhe gjalpin shea: lëkura duket më e plotë, e butë, elastike dhe e mbrojtur nga dehidratimi.
- Mbrojtje SPF30 – PA+++: ndihmon në parandalimin e djegieve nga dielli dhe lufton plakjen e lëkurës.
· 96% përbërës me origjinë natyrale (pa përfshirë filtrat diellorë)
· Xhel-krem hidratues me efekt nxirjeje
· Teksturë xhel-krem ultra e lehtë
SI PËRKUJDESJE ZBUKURUESE
Kombinim unik i pigmenteve dhe perlave, i krijuar për të dhënë nuancë bronzi universale, (pa tonalitete portokalli) për një efekt natyral të nxirë dhe pamje të freskët, si pas kthimit nga pushimet.
Kjo nuancë bronzi universale, është zhvilluar me ndihmën e një makeup-artisti ekspert, dhe shkrihet natyrshëm me lëkurën për një pamje të menjëhershme, të freskët dhe të nxirë.
Falë algës së kuqe franceze, e cila aktivizon nxirjen, ngjyra e nxirë intensifikohet ditë pas dite dhe zgjat më gjatë, edhe pa ekspozim në diell.
I testuar në 100% të lëkurave të ndjeshme, nën kontroll dermatologjik.
I përshtatet të gjitha llojeve të lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme.