Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Produkt i ri
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Prodigieux® Multi-Use Bronzing Powder

Përmirëson nxirjen tuaj – Sublimon - Ringjall shkëlqimin

Çmimi i zakonshëm 2,380.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 3,400.00 Lekë Çmimi i ulur 2,380.00 Lekë
Në ofertë Shitur

 Pudër bronzuese shumë-funksionale për fytyrën dhe trupin

Kuti

Përshkrimi

NUXE Prodigieux® Multi-Use Bronzing Powder është zgjidhja ideale për të pasur një pamje natyrale të nxirë nga dielli gjatë gjithë vitit. Kjo pudër bronzuese (si e puthur nga dielli) i jep lëkurës një nuancë të ngrohtë dhe një shkëlqim të bukur, ndërsa tekstura e saj e lehtë siguron rehati gjatë përdorimit.

Shumë-funksionale, e parfumuar me notat sensuale dhe të ngrohta të vajit Huile Prodigieuse®,kjo pudër  i jep lëkurës një pamje natyrale të nxirë gjatë gjithë vitit, vetëm me një aplikim.

Ajo i jep ngrohtësi tonit të lëkurës dhe thekson nxirjen, me një rezultat që zgjat për një kohë të gjatë.

E përshtatshme për të gjitha nuancat e lëkurës, ajo krijon një pamje të freskët, të ndriçuar nga dielli dhe të njëtrajtshme, pa theksuar vijat e holla apo zonat e thata.

Tekstura e saj e imët dhe e lehtë shkrihet në mënyrë të përkryer me lëkurën, duke lënë një shtresë delikate me efekt natyral. Mund të aplikohet si në fytyrë, ashtu edhe në trup, për të arritur efektin e nxirë që dëshiron.

Kjo pudër kombinon rehatinë dhe butësinë, duke e lënë lëkurën të duket më e bukur gjatë gjithë ditës.

Përfitimet kryesore

  • Jep një efekt natyral të nxirë, të përshtatshëm për të gjitha nuancat e lëkurës.
  • Formulë me qëndrueshmëri të gjatë, që thekson dhe gjallëron pamjen e nxirë.
  • Teksturë e lehtë dhe e ajrosur, që shkrihet në mënyrë të përkryer me lëkurën.
  • Jo komedogjene, e formuluar për të mos bllokuar poret.
  • Përmban 97% përbërës me origjinë natyrale.

 

 

NUXE  Prodigieux® Multi-Use Bronzing Powder    është krijuar për ta bërë rutinën tënde të bukurisë më të thjeshtë dhe më elegante. Falë përdorimit të saj shumëfunksional, mund ta aplikosh si në fytyrë, ashtu edhe në trup, për të krijuar shkëlqimin dhe efektin e nxirë që dëshiron.

Përdorimi

Me anë të një furçe të madhe makijazhi, aplikojeni pudrën në zonat e fytyrës ose të trupit ku dëshironi të theksoni efektin e nxirë.

Mund ta përdorësh për të krijuar një pamje të ngrohtë, të freskët dhe natyrale, sikur lëkura të ketë marrë pak ngjyrë nga dielli.

Përbërësit

SYNTHETIC FLUORPHLOGOPITE, ZINC STEARATE, CALCIUM CARBONATE, LAUROYL LYSINE, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, SILICA, ORYZA SATIVA (RICE) BRAN WAX, CI 77491/IRON OXIDES, BIS-DIGLYCERYL POLYACYLADIPATE-2, CI 77492/IRON OXIDES, CI 77499/IRON OXIDES, PARFUM/FRAGRANCE, ETHYLHEXYLGLYCERIN, SODIUM DEHYDROACETATE, AQUA/WATER, TOCOPHERYL ACETATE, TOCOPHEROL, HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL, MICA, PENTYLENE GLYCOL, JASMINUM SAMBAC (JASMINE) FLOWER EXTRACT, CI 19140/YELLOW 5 LAKE, CI 42090/BLUE 1 LAKE, CI 77007/ULTRAMARINES, CI 77742/MANGANESE VIOLET, ACETYL CEDRENE, LINALYL ACETATE, LINALOOL, CITRUS AURANTIUM PEEL OIL, DIMETHYL PHENETHYL ACETATE, LIMONENE, CITRONELLOL, VANILLIN, GERANIOL, PELARGONIUM GRAVEOLENS FLOWER OIL, ISOEUGENYL ACETATE [N6501/A]