Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Produkt i ri
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Prodigieuse® [HYALU] Boost The Illuminating Concentrate

Rimbush - Ndriçon - Sublimon

Çmimi i zakonshëm 2,940.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 4,200.00 Lekë Çmimi i ulur 2,940.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Përkujdesje e përqendruar super - aktivizuese e hidratimit dhe shkëlqimit të lëkurës

flakon

Përshkrimi

Inovacion super - aktivizues i lëkurës nga NUXE për lëkurë të mbushur dhe rrezatuese në një hap të vetëm!

Kjo përkujdesje kombinon përqendrimin e një serumi me pigmentet natyrale rozë perle që reflektojnë dritën. Ofron një nxitje të menjëhershme të shkëlqimit, mbush lëkurën dhe forcon barrierën e saj. Vetëm me një aplikim, lëkura sublimohet dhe  është   dy herë më e ndritshme.Në zemër të formulës së saj super-aktivizuese qëndron një dyshe eksperte përbërësish aktivë:

- Acid Hialuronik me peshë të ulët molekulare: hidraton lëkurën

- Acid Poliglutamik me peshë të lartë molekulare: mbush dhe forcon barrierën e lëkurës

- Pigmente rozë perlash me origjinë natyrale: Reflektojnë dritën natyrshëm, duke i dhënë lëkurës një shkëlqim të menjëhershëm rozë.

Tekstura e saj e lehtë me një përfundim natyral e lë lëkurën të rrezatojë gjatë gjithë ditës.

I përbërë nga 98% përbërës me origjinë natyrale. Efikasitet i provuar klinikisht:

Menjëherë:

- Lëkura është dy herë më e ndritshme për 87% të përdoruesve⁽⁴⁾.

- Lëkura është e mbushur për 87% të përdoruesve⁽⁵⁾

Pas vetëm 7 ditësh:- Lëkura është e lëmuar për 90% të përdoruesve⁽⁶⁾.

Aromë e freskët dhe e shkëlqyeshme me nota jasemini dhe myshku të bardhë.

I përshtatshëm për të gjitha tonet dhe llojet e lëkurës.

Testuar dermatologjikisht.

1. Test përdorimi - 29 përdorues. % e përmirësimit të vlerësuar nga dermatologu pas 28 ditësh. 2. Test  përdorimi   - 31 përdorues. % e kënaqësisë pas 28 ditësh. 3. Test përdorimi   - 30 vullnetarë. % e përmirësimit të vlerësuar nga vullnetarët pas 28 ditësh. 4. Test  përdorimi  - 31 përdorues. % e kënaqësisë menjëherë pas aplikimit. 5. Test  përdorimi  - 31 përdorues. % e kënaqësisë pas 28 ditësh. 6. Test  përdorimi  - 31 përdorues. % e kënaqësisë pas 7 ditësh.

Përdorimi

Tre mënyra për ta aplikuar në varësi të efektit që dëshironi të arrini:  si serum, i përzier në pëllëmbën e dorës me kremin tuaj, ose si highlighter. 

·         Si serum: aplikojeni direkt në të gjithë fytyrën.

·         I përzier me kremin tuaj: përziejeni me kremin në pëllëmbën e dorës për një efekt më të lehtë dhe delikat.

·         Për ndriçim të zonave specifike: aplikojeni me prekje të lehta në zonat që dëshironi të theksoni.

Përbërësit

AQUA/WATER, GLYCERIN, MICA, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, PENTYLENE GLYCOL, TRIHEPTANOIN, CI 77891/TITANIUM DIOXIDE, PARFUM/FRAGRANCE, C20-22 ALKYL PHOSPHATE, C20-22 ALCOHOLS, SODIUM BENZOATE, CI 77491/IRON OXIDES, LEVULINIC ACID, HYALURONIC ACID, SODIUM GLUCONATE, XANTHAN GUM, SPHINGOMONAS FERMENT EXTRACT, SODIUM LEVULINATE, SODIUM POLYGLUTAMATE, SODIUM HYDROXIDE, TETRAMETHYL ACETYLOCTAHYDRONAPHTHALENES, LINALOOL, CITRONELLOL, LINALYL ACETATE, ALPHA-ISOMETHYL IONONE, DIMETHYL PHENETHYL ACETATE, GERANIOL, VANILLIN, ISOEUGENYL ACETATE, COUMARIN, PINENE [N6201/A].