Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Produkt i ri
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Zinc Power Purifying Cleansing Jelly

Pastron - Purfikon - Redukton

Çmimi i zakonshëm 1,440.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 1,800.00 Lekë Çmimi i ulur 1,440.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Xhel pastrues, purifikues për lëkura mikse deri në lëkura me tendencë akneike

Tubet

Përshkrimi

I formuluar për lëkurë mikse deri në të yndyrshme dhe me tendencë akneike, ky pastrues jo-komedogjenik është hapi i parë thelbësor i rutinës. Pastron thellësisht, matifikon dhe ngushton poret pa e tharë lëkurën. Imperfeksionet (shenjat post-akne, pikat e zeza) zvogëlohen dukshëm dhe tekstura e lëkurës përmirësohet.

Një formulë e pastër dhe vegane që kombinon ultra-efikasitetin dhe sensorialitetin me 98% përbërës me origjinë natyrale.

-Zink me origjinë natyrale [Zinc PCA] – vepron në të gjitha aspektet e akneve. Me veti rregulluese të prodhimit të sebumit dhe anti-bakteriale, Zinc [PCA] ndihmon në korrigjimin dhe parandalimin e shfaqjes së imperfeksioneve. 

-Ekstrakt Litchi (nga Madagaskari) – i përftuar përmes riciklimit të lëvores së frutit, është i pasur me tanina dhe flavonoide, përmirësojnë pamjen e lëkurës falë edhe vetive të shkëlqyera hidratuese dhe mbrojtëse.

- Bazë pastruese me origjinë natyrale: pastron butësisht pa e tharë.


- Pa sulfate

Formulë vegane pa përbërës ose derivate me origjinë shtazore.

Që nga aplikimi i parë, sipërfaqja e lëkurës pastrohet menjëherë dhe sebumi i tepërt eliminohet 100%.

Pas 2 muajsh përdorimi, shenjat që lidhen me papërsosmëritë zvogëlohen. Shenjat post-akne zvogëlohen me 37%, pikat të zeza me 35%.

Tekstura e saj xhelatinore shndërrohet në një shkumë të imët me një aromë ultra të freskët dhe tërheqëse shalqiri-mente.

Përdorimi

Aplikohet një sasi e vogël në fytyrë të lagur në mëngjes dhe në mbrëmje, duke shmangur kontaktin me sytë.
Masazhohet me lëvizje rrethore për të larguar papastërtitë, pastaj shpëlahet me ujë të pastër.

Përbërësit

AQUA/WATER, GLYCERIN, DECYL GLUCOSIDE, PENTYLENE GLYCOL, PARFUM/FRAGRANCE, CAPRYLYL/CAPRYL GLUCOSIDE, SODIUM COCOYL GLUTAMATE, ZINC PCA, CHONDRUS CRISPUS/CARRAGEENAN, XANTHAN GUM, BUTYLENE GLYCOL, 1,2-HEXANEDIOL, CAPRYLYL GLYCOL, CITRIC ACID, SODIUM CHLORIDE, PROPYLENE GLYCOL, LITCHI CHINENSIS PERICARP EXTRACT [N5902/A].