Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Zinc Power Purifying Anti-Pimple Lotion

Purifikon - Korrigjon - Lëmon

Çmimi i zakonshëm 1,440.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 1,800.00 Lekë Çmimi i ulur 1,440.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Locion pastrues, tonifikues, sebo-reduktues për lëkurë mikse, të yndyrshme me tendencë akneike

Flakon

Përshkrimi

Ngushtoni poret tuaja dhe reduktoni butësisht papërsosmëritë me këtë locion efikas për lëkurë mikse, të yndyrshme me tendencë akneike.
Si hapi i dytë i pastrimit në rutinën kundër papërsosmërive, ky locion pastrues dhe tonifikues njëtrajtëson relievin e lëkurës dhe e matifikon atë, duke e lënë të pastër dhe të rehatshme. Redukton dukshëm papërsosmëritë (aknet pikat e zeza), redukton shkëlqimin e tepërt dhe përmirëson pamjen e lëkurës.

Që nga aplikimi i parë, lëkura është e pastruar për 100% të përdoruesve.

-Zink me origjinë natyrale [Zinc PCA] – vepron në të gjitha aspektet e akneve. Me veti rregulluese të prodhimit të sebumit dhe antibakteriale, Zinc [PCA] ndihmon në korrigjimin dhe parandalimin e shfaqjes së imperfeksioneve. 

-Ekstrakt Litchi (nga Madagaskari) – i përftuar përmes riciklimit të lëvores së frutit, është i pasur me tanina dhe flavonoide, përmirësojnë pamjen e lëkurës falë edhe vetive të shkëlqyera hidratuese dhe mbrojtëse.

Një formulë e pastër dhe vegane që kombinon ultra-efikasitetin me sensorialitetin me 96% përbërës me origjinë natyrale.

*Formulë vegane pa përbërës ose derivate me origjinë shtazore.

Përdorimi

Aplikohet locioni në mëngjes dhe/ose në mbrëmje, duke përdorur një disk pambuku në lëkurë të pastër dhe pa grim, duke shmangur zonën e syve.

Nuk ka nevojë për shpëlarje.

Përbërësit

AQUA/WATER, GLYCERIN, ALCOHOL DENAT., PENTYLENE GLYCOL, ZINC PCA, PARFUM/FRAGRANCE, BUTYLENE GLYCOL, 1,2-HEXANEDIOL, CAPRYLYL GLYCOL, LITCHI CHINENSIS PERICARP EXTRACT, CARVONE, LINALYL ACETATE, GERANYL ACETATE, MENTHA VIRIDIS (SPEARMINT) LEAF OIL [N5903/A].