Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Very Rose Fragrant Water

Floral - I plotë - I guximshëm

Çmimi i zakonshëm 3,600.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 4,500.00 Lekë Çmimi i ulur 3,600.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Ujë i parfumuar me aromë trëndafili

Flakon

Përshkrimi

Kjo aromë e pasur me trëndafil ju fton të përjetoni një zhytje shqisore në botën Very Rose.
Mbështilleni veten me një vello butësie dhe sensualiteti. Notat e para të këtij uji aromatik bashkojnë qitron,mjedrën,rrushin e zi dhe clementine në një buqetë të gjallë dhe plot freski.Ky kombinim krijon një gjurmë aromatike tërheqëse dhe thellësisht femërore.

Përdorimi

Spërkateni ujin e parfumuar disa centimetra larg lëkurës, duke u përqendruar te qafa dhe pjesa e brendshme e kyçeve të duarve.
Gjithashtu, mund të spërkatni ujin e parfumuar dhe më pas të kaloni përmes tij: do të jeni plotësisht të “veshur” me aromën tuaj të preferuar.
Për një efekt më delikat, spërkateni furçën e flokëve.

Përbërësit

ALCOHOL DENAT, AQUA/WATER, PARFUM/FRAGRANCE, LINALOOL, LIMONENE, CITRAL.