NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!
NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.
Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!
E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.
“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.
Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.
Very Rose Delicate Cleansing Oil
Çmimi i zakonshëm
2,000.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm
2,500.00 Lekë
Çmimi i ulur
2,000.00 Lekë
Çmimi për njësi/ për
Në ofertë
Shitur
Vaj i butë pastrues dhe demakijues për fytyrën, 150 ml
Nuk mund të ngarkohet disponueshmëria e marrjes në dyqan
Përshkrimi
Ky vaj ultra efektiv për heqjen e makijazhit largon edhe makijazhin më rezistent ose të papërshkueshëm nga uji, teksa mbron lëkurën nga tharja dhe respekton ekuilibrin e saj. Tekstura e butë e pasur me vajin e bajames së ëmbël shndërrohet në qumësht gjatë kontaktit me ujin. Nuk lë asnjë film yndyror në lëkurë, rikthen butësinë, përsosmërinë dhe rehatinë e lëkurës.
Respekton florën e lëkurës.
Kjp përkujdesje vajore është e përshtatshme edhe për mbajtësit e lenteve.
Përdorimi
Hidhen 3-4 pika dhe ngrohen në pëllëmbën e dorës. Masazhohet në lëkurë të thatë me sytë mbylllur. Shtohet pak ujë për ta shkumuar. Shpëlahet me ujë të bollshëm