Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Very Rose Creamy Make-up Remover Milk

Demakijon - Hidraton - Qetëson

Çmimi i zakonshëm 1,920.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 2,400.00 Lekë Çmimi i ulur 1,920.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Qumësht kremoz  pastrues dhe demakijues

Flakon

Përshkrimi

Përkujdesje me teksturë ultra-sensuale,"qumësht-në vaj", e cila kombinon vetitë qetësuese dhe zbutëse të ujit floral të trëndafilit me një kompleks 100% respektues të lëkurës me origjinë natyrale, që hidraton dhe forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës, për të larguar butësisht makijazhin.
I jep rehati lëkurës pa lënë asnjë ndjesi të yndyrshme. Papastërtitë dhe makijazhi pastrohen menjëherë; lëkura është e hidratuar, zbutur dhe më e komforte.
Respekton florën e lëkurës.
Testuar nën kontroll oftalmologjik.

Përdorimi

Në mëngjes dhe mbrëmje aplikohet në fytyrë dhe sy me një pambuk. Përkryet heqja e makijazhit me Refreshing Toning Mist.

Përbërësit

AQUA/WATER, COCO-CAPRYLATE/CAPRATE, ROSA DAMASCENA FLOWER WATER, GLYCERIN, C12-15 ALKYL BENZOATE, COCO-GLUCOSIDE, BENZYL ALCOHOL, ACRYLATES/C10-30 ALKYL ACRYLATE CROSSPOLYMER, PARFUM/FRAGRANCE, PHENOXYETHANOL, CAPRYLOYL GLYCINE, SODIUM GLUCONATE, XYLITYLGLUCOSIDE, SODIUM HYDROXIDE, SODIUM STEAROYL GLUTAMATE, ANHYDROXYLITOL, CITRIC ACID, CARBOMER, HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL, XYLITOL, DEHYDROACETIC ACID, LITHOSPERMUM ERYTHRORHIZON ROOT EXTRACT, SIMMONDSIA CHINENSIS (JOJOBA) SEED OIL, CITRONELLOL [N4108/A].