NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!
NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.
Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!
E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.
“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.
Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.
Very Rose 3 in 1 Soothing Micellar Cleansing Water
Demakijon - Qetëson - Pastron
Çmimi i zakonshëm
1,680.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm
2,900.00 Lekë
Çmimi i ulur
2,320.00 Lekë
Çmimi për njësi/ për
Në ofertë
Shitur
Përkujdesje 3 në 1 pastruese, demakijuese dhe qetësuese
Nuk mund të ngarkohet disponueshmëria e marrjes në dyqan
Përshkrimi
Përkujdesje 3 në 1 pastruese, demakijuese dhe hidratuese. E butë dhe efikase kombinon vetitë qetësuese dhe zbutëse të ujit floral të trëndafilit me SKIN RESPECT, një kompleks të përqendruar 100% respektues të lëkurës me origjinë natyrale, që hidraton dhe forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës, për të larguar butësisht çdo ditë papastërtitë nga lëkura duke respektuar gjithmonë ekuilibrin e saj.
Respekton florën e lëkurës.
Testuar nën kontroll oftalmologjik.
Përmban 97% përbërës me origjinë natyrale.
Pa përbërës me origjinë shtazore.
Përdorimi
Në mëngjes dhe mbrëmje me një pambuk aplikohet në fytyrë dhe sy. Nuk shpëlahet.