Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Super Serum [10] Eye

Korrigjon - Lëmon - Shlodh

Çmimi i zakonshëm 4,800.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 6,000.00 Lekë Çmimi i ulur 4,800.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Përkujdesje anti-moshë universale e përqendruar për zonën rreth syve

Flakon

Përshkrimi

Kjo përkujdesje e vecantë është vërtet inovacion,për sy që do të duken si 10 vjet më të rinj.Korrigjim 360 gradë i konturit të syve: rrudha, rrathë, qeska dhe shenja lodhjeje.
Ky serum për sytë,tejet efikas shënjestron të gjithë zonën e syrit. Rrudhat e “luanit” dhe “këmbe pate” korrigjohen, qepallat ngrihen dhe qeskat poshtë syve reduktohen.
Super Serum [10] Eye, një formulë me përbërës aktivë super të fuqishëm me 96% përbërës me origjinë natyrale, me bazë acidi hialuronik 100% natyral të nxjerrë nga bioteknologjia bimore,depërton shpejt në lëkurë për të siguruar një veprim anti-moshë.
Ky super serum gjithashtu përmban kafeinë botanike dhe peptide biomimetike. 96% përbërës me origjinë natyrale.

Përdorimi

Aplikohet një pikë në mëngjes dhe mbrëmje në konturin e syve nga konturi i brendshëm drejt konturit të jashtëm.

Përbërësit

AQUA/WATER, GLYCERIN, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, BETAINE, PROPANEDIOL, NIACINAMIDE, PENTYLENE GLYCOL, LIMNANTHES ALBA (MEADOWFOAM) SEED OIL, COCO-CAPRYLATE/CAPRATE, BENZYL ALCOHOL, CASTOR OIL/IPDI COPOLYMER, LEONTOPODIUM ALPINUM CALLUS CULTURE EXTRACT, PARFUM/FRAGRANCE, ACRYLATES/C10-30 ALKYL ACRYLATE CROSSPOLYMER, CAPRYLYL GLYCOL, CAFFEINE, HYALURONIC ACID, SODIUM HYDROXIDE, TRISODIUM ETHYLENEDIAMINE DISUCCINATE, SODIUM HYALURONATE, PASSIFLORA INCARNATA EXTRACT, CITRIC ACID, XANTHAN GUM, DEHYDROACETIC ACID, ACETYL TETRAPEPTIDE-5, TOCOPHEROL, BENZYL BENZOATE [N4602/A].