Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Super Serum [10]

Lëmon- Korrigjon rrudhat - Dhuron shkëlqim

Çmimi i zakonshëm 6,800.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 8,500.00 Lekë Çmimi i ulur 6,800.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Përkujdesje anti-moshë universale e përqendruar

Flakon

Përshkrimi

Laboratoires Nuxe ka kombinuar ekspertizën e tij në vajra natyralë me ekspertizën e tij në përkujdesjet anti-moshë në një flakon të vetëm: Super Serum[10] me bazë acidi hialuronik 100% natyral që përmban mijëra mikro-sfera vajrash bimorë të fraksionuar, stimulon mekanizmat rinues të lëkurës për efikasitet të jashtëzakonshëm kundër plakjes, me qëllim qe lëkura juaj të duket si 10 vjet më parë.

Që në pikat e para, lëkura transformohet, ajo duket më e lëmuar, e rimbushur, rrezatuese.
Për disa javë, rrudhat e imëta dhe rrudhat mbushen, lëkura është më e fortë, njollat reduktohen (intensiteti, madhësia) dhe pamja e lëkurës është më e njëtrajtshme.
84% e përdorueseve e ndjejnë lëkurën e tyre më të butë, 71% vlerësojnë se lëkura e tyre është më e tonifikuar dhe më e tendosur.
81% e përdorueseve e vlerësojnë pamjen e lëkurës së tyre më të njetrajtshme.



Efikasitet anti-moshë dhe kënaqësi maksimale falë teksturës së tij të freskët dhe të butë me nota të lehta botanike që shkrihen hyjnisht në lëkurë.

Përdorimi

Aplikohet sasia e gjysmës së pipëzës së serumit në majat e gishtave, përhapet lehtë tekstura duke e masazhuar midis gishtërinjve tuaj (ndihen mikrosferat qe rrotullohen), pastaj vendoset në fytyrë me lëvizje të lehta duke u nisur nga mesi i fytyrës drejt kontureve të fytyrës, pa harruar qafën dhe dekoltenë.
Pastaj mund të aplikoni kremin tuaj të ditës ose te natës.

Përbërësit

AQUA/WATER, GLYCERIN, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, BETAINE, PROPANEDIOL, NIACINAMIDE, PENTYLENE GLYCOL, 1,2-HEXANEDIOL, COCO-CAPRYLATE/CAPRATE, CASTOR* OIL/IPDI COPOLYMER, LEONTOPODIUM ALPINUM CALLUS CULTURE EXTRACT, CARBOMER, CAPRYLYL GLYCOL, PARFUM/FRAGRANCE, CITRIC ACID, SODIUM HYDROXIDE, HYALURONIC ACID, TRISODIUM ETHYLENEDIAMINE DISUCCINATE, SODIUM HYALURONATE, PASSIFLORA INCARNATA EXTRACT, ALCALIGENES POLYSACCHARIDES, BENZYL ALCOHOL, XANTHAN GUM, DEHYDROACETIC ACID [N4601/A]. * Dérivé d’huile de ricin