Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

SUN Tanning Sun Oil SPF 10

Mbron - Ushqen - Sublimon

Çmimi i zakonshëm 2,960.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 3,700.00 Lekë Çmimi i ulur 2,960.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Vaj nxirës dhe mbrojtës nga dielli SPF 10

Flakon

Përshkrimi

Mbroni në mënyrë efektive fytyrën dhe trupin tuaj nga rrezet e diellit duke theksuar njëkohësisht nxirjen e lëkurës, falë një sistemi ekskluziv të filtrave të patentuar.

Ky vaj për nxirje me SPF 10 për fytyrën dhe trupin ofron mbrojtje me spektër të gjerë kundër rrezeve UVA dhe UVB, ndërsa parandalon plakjen e parakohshme të lëkurës falë efektivitetit të tij të përmirësuar ndaj rrezeve UVA. Rezistent ndaj ujit dhe jo-komedogjenik, është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës. Tekstura e tij magjepsëse ushqen dhe përthithet shpejt pa lënë ndjesi të yndyrshme.

E mbështjell lëkurën me një aromë magjepsëse, një ftesë e vërtetë për të shijuar verën. Nxirja juaj theksohet me një përfundim të pabesueshëm sateni, ndërsa shqisat tuaja mahniten nga notat e prtokallit të ëmbël, lules Tiare dhe vaniljes.

Përdorimi

Aplikohet në fytyrë dhe trup para ekspozimit në diell. Riaplikohet pas daljes nga uji ose fshirjes me peshqir.

Përbërësit

COCO-CAPRYLATE/CAPRATE, C12-15 ALKYL BENZOATE, DIBUTYL ADIPATE, DIISOPROPYL SEBACATE, DIETHYLAMINO HYDROXYBENZOYL HEXYL BENZOATE, BIS-ETHYLHEXYLOXYPHENOL METHOXYPHENYL TRIAZINE, ETHYLHEXYL TRIAZONE, HYDROGENATED CASTOR OIL/SEBACIC ACID COPOLYMER, DEXTRIN MYRISTATE, ISOPROPYL LAUROYL SARCOSINATE, PARFUM/FRAGRANCE, HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL, ETHYL FERULATE, ROSMARINUS OFFICINALIS (ROSEMARY) LEAF EXTRACT, TOCOPHEROL, LIMONENE, LINALOOL, CITRONELLOL, GERANIOL [N5105/A]