NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!
NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.
Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!
E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.
“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.
Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.
SUN Moisturizing Self-tanning Mousse
Nxirje natyrale pa lënë shenja - Hidraton - Sublimon
Çmimi i zakonshëm
2,800.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm
3,500.00 Lekë
Çmimi i ulur
2,800.00 Lekë
Çmimi për njësi/ për
Në ofertë
Shitur
Përkujdesje vetë-nxirëse në formë shkume
Nuk mund të ngarkohet disponueshmëria e marrjes në dyqan
Përshkrimi
Kjo shkumë e lehtë për t’u aplikuar për fytyrën dhe trupin i jep lëkurës suaj një nxirje uniforme, pa shenja, që zgjat deri në një javë. Ajo e lë lëkurën tuaj të butë dhe të hidratuar, të zbukuruar me një nxirje natyrale, intensitetin e së cilës mund ta rregulloni duke e riaplikuar çdo 2 ose 3 ditë.
Jo-komedogjene, kjo përkujdesje është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës.
Efekti i menjëhershëm i shkëlqimit të shëndetshëm për 100% të përdoruesve dhe një nxirje natyrale, e njëtrajtshme për 90% të tyre.
Tekstura e saj e lehtë rrëshqet në mënyrë të përkryer mbi lëkurë. Thahet shpejt, nuk njollos dhe ka një aromë të këndshme me nota portokalli të ëmbël, lule Tiare dhe vanilje, që sjell atmosferën e verës.
Formula e saj, e pasur me Acid Hialuronik, i siguron lëkurës suaj hidratim për 4 orë.
Përdorimi
Një ditë më parë, eksfolioni zonat që dëshironi të trajtoni për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës dhe për të njëtrajtësuar teksturën e saj.
Ditën e aplikimit, tundni mirë produktin dhe merrni një dozë vetënxirëse për çdo zonë të trupit ose gjysmën e një doze për fytyrën, pastaj aplikojeni në mënyrë të njëtrajtshme, duke e masazhuar mirë për një rezultat uniform.
Shmangni kontaktin me sytë dhe lani me kujdes pëllëmbët e duarve pas përdorimit.
Prisni 10 minuta derisa lëkura të thahet përpara se të visheni.
Për të intensifikuar nxirjen, riaplikoni 2 deri në 3 herë në javë derisa të arrini nuancën e dëshiruar. Ideale për verë dhe dimër.