Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

SUN Moisturising Protective Milky Oil for Hair

Mbron - Hidraton - Sublimon

Çmimi i zakonshëm 2,240.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 2,800.00 Lekë Çmimi i ulur 2,240.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Përkujdesje bi-fazike mbrojtëse nga dielli për flokët

Flakon

Përshkrimi

Mbroni flokët tuaj nga rrezet UV, kripa dhe klori me vetëm një hap.

Ky vaj me dy faza mbron flokët nga rrezet UV, ndërsa ofron hidratim dhe shkëlqim. Përdoreni para dhe gjatë notit për t’i mbrojtur flokët nga efektet e kripës dhe klorit, si dhe për të ruajtur ngjyrën. Flokët tuaj do të jenë të hidratuar, jashtëzakonisht të butë dhe mëndafshorë në prekje.

100% e grave ndiejnë se flokët e tyre janë të ushqyer.
95% e tyre vërejnë se flokët e tyre janë më me shkëlqim.
✔ Efekt mbrojtës kundër 99.5% të dëmeve të shkaktuara nga kripa, klori dhe rëra.

Përdorimi i thjeshtë në formë spraji lë një teksturë ultra të lehtë dhe jo të yndyrshme, duke i dhënë flokëve një shkëlqim natyral pa i rënduar. Aroma e tij magjepsëse me nota të portokallit të ëmbël, lules Tiare dhe vaniljes është një ftesë e parezistueshme për të shijuar verën.

Përdorimi

Të sprucohet nga 20 cm largësi nga flokët e thatë ose të lagur para & gjatë ekspozimit

Përbërësit

AQUA/WATER, DICAPRYL CARBONATE, ALCOHOL, DIBUTYL ADIPATE, DICAPRYLYL ETHER, BRASSICA CAMPESTRIS (RAPESEED) SEED OIL, COCO-CAPRYLATE/CAPRATE, ETHYLHEXYL TRIAZONE, DIETHYLAMINO HYDROXYBENZOYL HEXYL BENZOATE, PARFUM/FRAGRANCE, SIMMONDSIA CHINENSIS (JOJOBA) SEED OIL, SODIUM CHLORIDE, COCOS NUCIFERA (COCONUT) OIL, PANTHENOL, FRUCTOOLIGOSACCHARIDES, TOCOPHEROL, INULIN, CITRIC ACID, PANTOLACTONE, LIMONENE, LINALOOL, CITRONELLOL, GERANIOL. [N4803/A]