Sun Mist Fresh SPF30 për fytyrën, trupin dhe lëkurën e kokës ofron mbrojtje me spektër të gjerë ndaj rrezeve UVA/UVB dhe dritës blu, falë një sistemi ekskluziv filtrash të patentuar.
Siguron mbrojtje qelizore anti-moshë, hidraton dhe sublimon nxirjen e lëkurës.
- Me kompleks filtrash të patentuar: Kërkimi i NUXE ka zhvilluar një kombinim të patentuar me tre filtra organikë dhe dy estere, të përzgjedhur me kujdes për efikasitetin e tyre të vwrtetuar ndaj të gjitha llojeve të rrezeve UV: UVB + UVA të shkurtra + UVA të gjata.
- Me ekstrakte orizi dhe rozmarine: Kjo dyshe bimore me veprim mbrojtës qelizor ndihmon në parandalimin e foto-plakjes së parakohshme të lëkurës, duke mbrojtur qelizat nga dëmtimet e shkaktuara nga dielli.
Rezistent ndaj ujit dhe jo-komedogjen, është i përshtatshëm për të gjitha llojet dhe tonet e lëkurës.
Tekstura e tij shumë e freskët dhe ultra e lehtë monofazike siguron mbrojtje optimale. Përthithet menjëherë pa lënë ndjesi të yndyrshme apo ngjitëse, duke dhënë një ndjesi lëkure të zhveshur (bare-skin feel).
Përfundimi është i padukshëm për 100% të përdoruesve dhe 100% e tyre raportojnë lëkurë të hidratuar.
Pompa praktike 360° krijon një mjegullnajë shumë të imët dhe lejon aplikim të lehtë nga çdo kënd, madje edhe kur mbahet me kokëposhtë.
Aroma e tij që të kujton pushimet magjeps shqisat me nota kokosi, lule tiare dhe vanilje, duke ju ftuar të shijoni verën në maksimum.
Testuar dermatologjikisht.
Testuar në kushte detare.