Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

SUN Melting Sun Lotion SPF50

Mbron - Hidraton - Parandalon krijimin e njollave kafe

Çmimi i zakonshëm 2,880.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 3,600.00 Lekë Çmimi i ulur 2,880.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Qumësht mbrojtës nga dielli,për trup dhe fytyrë me SPF 50

Tubet

Përshkrimi

INOVACION nga NUXE, qumësht mbrojtës me kompleks prej 3 filtrash organikë të patentuar, efikasë dhe të qëndrueshëm ndaj diellit me një ndikim të reduktuar në oqeane.

Siguron mbrojtje ideale nga rrezet UVB, UVA dhe drita blu si dhe një ngjyrë sublime 100 % "glamour".

Siguron mbrojtje anti-moshë falë pudrave të orizit dhe rosmarinës si dhe ushqen falë lulediellit dhe vajrave të fraksionuar duke i falur lëkurës butësi pas aplikimit.

Me teksturë fluide.
Rezistent ndaj ujit dhe djersitjes.
Fotostabël.
Pa alkool.
Pa paraben.
Jo komedogjenik.

Për të gjitha llojet e lëkurave, edhe ato më të çeltat, fytyrë dhe trup.
Nuk përmban përbërës apo derivate me origjinë shtazore.

Aromë hyjnore me nota diellore të portokallit të ëmbël, tiares dhe vaniljes.

Përdorimi

Aplikohet në fytyrë dhe trup para ekspozimit në diell.
Riaplikohet pas daljes nga uji ose fshirjes me peshqir.

Përbërësit

COCO-CAPRYLATE/CAPRATE, C12-15 ALKYL BENZOATE, HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL, DIBUTYL ADIPATE, DIISOPROPYL SEBACATE, DIETHYLAMINO HYDROXYBENZOYL HEXYL BENZOATE, ETHYLHEXYL TRIAZONE, BIS-ETHYLHEXYLOXYPHENOL METHOXYPHENYL TRIAZINE, ISOPROPYL LAUROYL SARCOSINATE, PARFUM/FRAGRANCE, DEXTRIN MYRISTATE, TOCOPHEROL, ETHYL FERULATE, ROSMARINUS OFFICINALIS (ROSEMARY) LEAF EXTRACT, LIMONENE, LINALOOL, CITRONELLOL, GERANIOL [N5103/A].